Home Ja Pse Shqipëria nuk behet si Zvicera Mjeku i njohur publikon liste pagesat e mjekeve dhe i krahason me...

Mjeku i njohur publikon liste pagesat e mjekeve dhe i krahason me gazetaret e mire paguar!

0

Mbi pagesat e mjekëve, Nga Dritan Vasili*

Në komisionin e kostifikimit të Procedurës së Implantit Koklear pagesa e kirurgut u përllogarit kështu:
Rroga mujore: 72000 lek
Pagesa ditore: 3273 lek
Paga për një operacion (3 orë): 1227 lek
Totali (gjithë ekipi): 6118.5 lek

Kirurgu pas 12 vjet shkolle paguhet plot 1227 lek për të vendosur një paisje që kushton 20 mijë Euro. Po nuk shkoi mirë shkon edhe në burg. Dilema të jetës…

Sa paguhen për një sekondë reklamë keta idhujt tuaj?! Lexojeni mirë” Për 1 Sekondë!!!

Me poshtë artikulli i Monitor i cili u be shkak per reagimin e mjekut te njohur Vasili:

Ja sa paguhen

Jo pa qëllim tërheqja e audiencës dhe ruajtja e një pozicioni të fortë në treg kërkohet nga televizionet në mënyrë të vazhdueshme.

Kjo sigurisht përkthehet në të ardhura më të mira në portofolin e tyre nga buxhetet e marketingut që dedikojnë bizneset.

Për vitin 2017, televizionet duket se kanë bërë pak ndryshime në tarifat që aplikojnë për reklamat.

Top Channel për janar-dhjetor 2017 ka vendosur të mbajë pak a shumë të njëjtat tarifa për publicitetin me dy përjashtime.

Transmetimi i një reklame para ‘Procesit Sportiv’ është 1150 lekë/s më lirë sesa një vit më parë.

Top Channel

E njëjta situatë paraqitet edhe për “Top Show” me një ulje të tarifës para emisioni me 1150 lekë/sek.

Por, edhe një ulje të tarifës në ndërprerjen e dytë gjatë emisionit me 785 lekë/sek.

Për transmetimet para “The Voice of Albania” ka rritje me 400 lekë/sek më shumë. Kurse “Në shtëpinë tonë” me 200 lekë/sek.

Ky i fundit ka shënuar rritje të tarifave edhe për ndërprerjet publicitare gjatë transmetimit me 150 lekë për sekondë, duke arritur në 750 lekë/sekondë.

Rekordin për tarifën më të kripur e mban “Portokallia” me 4410 lekë/sekonda para nisjes së programit dhe me 8400 lekë/sekonda gjatë ndërprerjeve të programit.

Televizioni Klan

Tek Televizioni Klan, tarifat që aplikohen për reklamat kanë ndryshime të vogla në total 4, nëse krahasimin e bëjmë me ofertën e 2017 dhe 2016.

Reklamimi para ‘Aldo Morning Show’ kushton gjatë këtij viti 1 euro më shumë për çdo sekondë duke e çuar tarifën finale në 8 euro/sekonda.

Për ndërprerjet publicitare gjatë emisioneve, rritje të tarifës kanë pasur emisioni ‘Opinion’ (të hënë, të martë dhe të mërkurë, por përjashtuar të enjten) nga 20 euro/sek në 23 euro/sek për 2017.

Si dhe ‘Zonë e lirë’ e ‘Dance with me’ që kanë rritur me nga 10 euro/sek tarifën për reklamat që transmetohen në mes të transmetimit.

Tarifa më e shtrenjtë për reklama në Klan para emisioneve aplikohet gjatë ‘Opinion’-it të së enjtes, ‘Zonë e Lirë’, ‘Xing me Ermalin’, ‘Dance with me’, ‘Your Face Sounds Familiar” me 25 euro/sek. Kurse për ndërprerjet gjatë emisionit, tarifa që aplikohet për shumicën prej këtyre emisioneve është 50 euro/sek.

Vizion Plus

Vizion Plus përsërit të njëjtën panoramë sikurse edhe dy televizionet e tjera.

Tarifat e saj për 2017 lidhur me reklamat nuk kanë ndryshuar.

Tarifa më e kripur është për emisionin ‘Dancing with the Stars’ me një vlerë 7700 lekë/sek.

Kurse ‘Al Pazar’ dhe ‘Apartamenti 2XL’ aplikojnë një tarifë 6600 lekë për reklamat që transmetohen gjatë ndërprerjeve./burimi: Monitor.al

 

Share:
Reklama juaj