Home KRYESORE A i mori Gjiknuri 100 mijë euro për ta bërë drejtor të...

A i mori Gjiknuri 100 mijë euro për ta bërë drejtor të Aviacionit Civil? Rikthehet Krislen Keri

Krislen Keri, ish-zyrtari i lartë i Transporteve është kthyer në një pocizion të rëndësishëm në qeverinë “Rama 2”. Ai është zgjedhur drejtor i Përgjithshëm i Aviacionit Civil.

Sali Berisha duke komentuar këtë emërim të ministrit Damian Gjiknuri thotë se ky i fundit mund të ketë marrë 100 euro nga Keri. Po kështu Berisha sjell në vemendje historinë famëkeqe të Kerit. Në muajin maj të 2016, dy fëmijë të moshave 3 dhe 5 vjeç humbën jetën në një aksident tragjik në aksin Kavajë-Rrogozhinë. Mjeti që drejtohet nga nëna e tyre u përplas me trafikndarësen. Dhe këtu doli në skenë se trafikndarësja ishte prerë nga pronari i karburantit, babai i Kilsen Kerit, biznesmeni i njohur Piro Keri me lidhje të ngushta me PS në pushtet.

Asokohe, Krilsen Peri ishte shef i kabinetit në Ministrinë e Transporteve pikërisht në institucionin që duhej të merrte masa për dëmtimin e rrugës. Mediat thanë se ka qenë ndërhyrja e Krislenit te Autoriteti Rrugor që ka bërë të mundur heqjen e trafikndarëses në një segment për të mundësuar hyrjen e automjeteve në një karburant të babait të tij. Heqja e kësaj trafikndarëses rezultoi fatale, ku për pasojë humbën jetën dy fëmijë, motër e vëlla.

Statusi i plotë i Berishës në facebook

Gjiknuri merr 100 mije euro ryshfet dhe emeron vrasesin drejtor ne Aviacionin Civil!

Lexoni mesazhin trondites te nepunesit dixhital!

I bej thirrje prokurorise te hetoje me perparesi akuzat e qytetarit dixhital. sb
“Pershendetje, ne Ministrine e Infrastruktures u zhvillua konkursi per drejtorine e Aviacionit Civil! Ky konkurs i stisur perfundoj duke nxjerre fitues, vrasesin e nje nene edhe dy femijeve te vegjel te karburanti i babait te tij ne Golem! Gjiknuri legjitimon edhe njeherë nje vrases i cili ka genjyer ne CV-n e tij, duke mos plotesuar asnje nga kushtet e kerkuara, edhe duke e lene Aviacionin Civil ne duart e mafias! Bashkangjitur keni listen e fituesve edhe kerkesat e kerkuara gjasme nga Ministria, keto pike u kontestuan nga te gjithe anetaret e gares por asnje ne ministri nuk ka nderhyre pasi z.Gjiknuri ka marre mbi 100 mije euro per pozicionin ne fjale!

Ju lutem anonim, per arsye profesionale, ju faleminderit!

Sic edhe mund te shikoni, anetaret e gares jane te gjithe njerez te respektuar, me historik ne Aviacion! Ju lutem, ngrijeni si ceshtje, keto jane konkurset e Edi Rames! Kerkoni per kete Krislen Kerrin ne Google, rezultatet flasin vete!”/opinion.al

Share: