Home KRYESORE Moti/ Bëhuni gati për ditën e nesërme sepse…

Moti/ Bëhuni gati për ditën e nesërme sepse…

0

Nëse ende nuk po e pranoni të ftohtin dhe veshjet e trasha dimërore i keni ende në garderobën tuaj, bëni mirë që nesër t’i vishni sepse temperaturat do të ulen.

Sipas meteorologëve, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët . Në këtë gjendje meteorologjike do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, kurse në viset malore me lartësi mbidetare mbi 1200m reshjet e shiut do të jenë të përziera me fjolla bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të regjistrohen nga 8-16 gradë Celsius. Temperaturat e larta 16 C do të jenë vetëm ditën e hënë dhe në pjesën e parë të ditës së martë, ku pastaj maksimalet do të ulën nën 10C .

Do të fryjë erë herë-herë me vrull nga drejtimi i jugperëndimit dhe më tej nga verilindja , shpejtësia e së cilës do të arrijë mbi 13m/s.

Share:
Reklama juaj