Home KRYESORE Noka: Në Këshillin e Sigurisë, emra konkret të pushtetarëve të lidhur me...

Noka: Në Këshillin e Sigurisë, emra konkret të pushtetarëve të lidhur me drogën

0

Deputeti demokrat Flamur Noka ka bërë thirrje për zbardhjen urgjente të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare mbajtur më 11 nëntor të vitit të kaluar. Ai deklaroi në emisionin “Kjo Javë” se ka emra konkretë të përfshirjes së emrave të njohur në trafikun e drogës.

“Qeveria është kapur dhe u nxor në pah se doli me paratë e krimit. Ne besojmë se ka të dhëna konkrete, zbardhja e të cilave hedh dritë dhe është urgjente. Në dijenë tonë është folur për emra konkretë, ku ka emra të njohur të përshirë në trafikun e drogës. Për të qenë transparent ne ndërmorëm këtë iniciativë, ku i dërguam presidentit kërkesën për zbardhjen e saj. Arsyet se pse u refuzua kërkesa nga presidenti nuk e di, por ne do vazhdojmë të këmbëngulim për zbardhjen e asaj mbledhje. Po të zbardhet ajo mbledhje dalin në dritë shumë gjëra. I bëj thirrje Prokurorisë të kërkojë të njëjtën gjë nga Presidenti për zbardhjen e mbledhjes së Këshilli të Sigurisë Kombëtare”- tha Flamur Noka.

Share:
Reklama juaj