Home KRYESORE Pamje të rënda ne video/ Si i shpëtojnë babë e bir atentatit...

Pamje të rënda ne video/ Si i shpëtojnë babë e bir atentatit mafioz në Vlorë!

Kjo është video ku duket atentati i 1 tetorit në Vlorë ku u plagosën Ferdinand Llanaj, djali i tij 8-vjeçar dhe Dritan Bega, pas të shtënave me breshëri kallashnikovi nga një makinë tjetër.

Në video duket momenti kur makina “Mercedez Benz” e Ferdinand Llanajt afrohet për t’u futur në rrugën Transballkanike, ndërkohë që një “BMW” i pret rrugën. Në këtë çast nisin të shtënat nga makina BMW, ku dallohen dy persona të cilët qëllojnë me kallashnikov. Nga video që Report TV disponon duket Ferdinand Llanaj i cili ndodhet në vendin e pasagjerit, hap derën dhe del nga makina për t’i shpëtuar plumbave.

Edhe Dritan Bega braktis makinën dhe shikohet teksa rrotullohet në rrugë dhe fshihet në krah të automjetit Benz. Ndërkohë fëmija 8-vjeç i Ferdinand Llanajt nuk del nga makina, duke mbetur i plagosur. Dy autoret qëllojnë me breshëri dhe brenda 10 sekondave drejt mjetit “Mercedez Benz” është qëlluar 20 herë, me qëllim për të vrarë Ferdinand Llanaj.

BMW-ja u largua me shpejtësi drejt Fierit.

Më pas shihen Llanaj dhe Bega të shtrirë në rrugë të gjakosur, duke kërkuar ndihmë.

Ky atentat duket se ka lidhje me hakmarrjen dhe konkretisht me masakrën e Çoles, në 2015, ku vëllai i Ferndinand Llanajt, Aleksandër Llanaj është dënuar për vrasjen e tre të rinjve, Haki Rakipi, Albi Limaj dhe Ardi Velaj./Lapsi.al

Share: