Home KRYESORE Parashikimet e ‘njeriut mistik’ për vitin 2018: Kim Jong-un zhduket, por vjen...

Parashikimet e ‘njeriut mistik’ për vitin 2018: Kim Jong-un zhduket, por vjen një e keqe e madhe…

Craig Hamilton-Parker, çdo vit publikon parashikimet e tij vjetore.

Parker nga Southampton i Anglisë njihet se njeriu që parashikoi “Brexit” dhe “Trump”, megjithëse në disa raste ai ka dalë huq me parashikimet e tij.

Disa nga parashikimet më të bujshme të Craig Hamilton-Parker për vitin 2018:

1. Më shumë sulme terroriste

2. Greva masive në Britaninë e madhe

3. Një anije luftarake amerikane do të fundoset

4. Kim Jong-un d të rrëzohet nga pushteti nga populli i tij pasi amerikanët do të sulmojë një rrugë hekurudhore dhe një urë për të ndaluar importet e shtetit komunist. Trupi i diktatorit nuk gjendet dhe disa do pretendojnë se ai mbijeton është larguar për t’u fshehur në Kinë.

5. Një epidemi gripi në mbarë botën.

6. Shpërthen Vezuvi dhe banorët e Napolit do evakuohen, si dhe një tërmet i fuqishëm në Zelandën e Re.

7. Një masë e madhe akulli do të shkëputet nga Antarktida, gjë që do të sjellë probleme me lundrimin për mjete lundruese në detrat e Jugut.

Zjarret vdekjeprurëse në Kaliforni, përmbytjet shkatërruese në Kinë dhe Indi dhe uraganet e tmerrshme që kanë shkatërruar Karaibet këtë vit janë gjithashtu në listë.

Pavarësisht nga parashikimet e tmerrshme, njerëzimi do të arrijë një nivel më të lartë të ndërgjegjes, sipas Craig Hamilton-Parker.

“Spiritualiteti që do të përjetojë Epokë të Artë, pasi konfliktet dhe vështirësitë, si dhe fatkeqësitë mjedisore do të bëjnë që njerëzit e mirë të bëhen së bashku dhe të lidhen. Ata pastaj do të shfaqin përkushtimin për të gjetur qëllimin e vërtetë të jetës njerëzore”,ka thënë parashikuesi.

Share: