Home KRYESORE Parashikimi i frikshëm për ditën e nesërme

Parashikimi i frikshëm për ditën e nesërme

Një teori konsprative është përhapur gjerësisht në mediat britanike dhe ka shkaktuar panik të madh. “The sun” shkruan se një valë apokaliptike tërmetesh pritet të fillojë nesër më 19 nëntor, e cila do të copëtojë koren e tokës.

Sipas një teorie konspirative të David Meade, “The Sun” thotë se dridhjet fillimisht do të ndjehen në Indonezi dhe do të krijojnë valë tërmetesh dhe aktiviteti vullkanik në Europë, veçanërisht në Itali dhe Francë. David Meade mësohet të ketë thënë për Express.uk se: “Aktiviteti global sizmik arrin kulmin në dy javët e dyta të nëntorit duke zgjatur deri në dhjetor 2017.

Ngjarja është parashikuar të ndodhë 19 nëntor 2017, kur Toka kalon prapa Diellit, në krahasim me Zonën e Zezë”. Parashikimi i David Meade vjen pas atij ai që bëri disa muaj më parë, kur tha se bota do të përfundojë më 23 shtator, por që rezultoi i pasaktë.

Si shkak për këtë fund të Tokës, teoricioni shpesh i referohet “Planetit X”, që është një planet i hipotezuar në buzë të sistemit tonë diellor që orbiton diellin çdo 3,600 vjet. Por për shkencëtarët e NASA-s planeti në fjalë, nuk ekziston./360grade.al

 

Share: