Home KRYESORE Per Ramen edhe Mediat Italiane jane: “Le Iene” media kazani. Gazetarja e...

Per Ramen edhe Mediat Italiane jane: “Le Iene” media kazani. Gazetarja e Italia 1: Do reagojmë!

0

Përpara disa ditësh emisioni investigativ italian “Le Iene” transmetoi një reportazh nga Bulqiza ku trajtohej problemi i fëmijëve që punon gjithë ditën në stoqet e mineralit të kromit për të fituar 100-200 lekë në ditë. Fëmijët dëshmonin me zë dhe figurë se kjo ishte një mënyrë për të ndihmuar familjet e tyre të varfra dhe gazetarja Alice Martineli i shoqëroi ata përgjatë një dite pune me mineralet. Pamjet ishin shokuese dhe u bënë virale duke sensibilizuar por edhe zemëruar gjithë shoqërinë.

Sot, Edi Rama, gjatë një vizite në Bulqizë e mohoi të gjithë këtë situatë. Ai tha se media që ka bërë reportazhin është një media kazani si edhe që pamjet e shfaqura ishin të vjetra dhe ato nuk i përkisnin aspak periudhës së tij të qeverisjes. “Më erdhi inat me ca italianë se dhe atje kazanë sa të duash ka. Kishin bërë një reportazh të ndyrë për Bulqizën më filmime të vjetra, me fëmijët që turreshin për të mbledhur krom. Faktikisht sot nuk është më si fenomen. Ka raste sporadike, por nuk është më. Po ishin filmime të vjetra mo… edhe e nxjerrin atje: “Ja Shqipëria, turren…tmerr. Tmerr. Çfarë të thuash!”- tha Rama në një familje në Bulqizë. (Videon e Rames në Bulqize shiheni duke klikuarKETU)

Nisma Thurje ka kontaktuar me gazetaren e Le Iene duke e pyetur se kur janë bërë xhirimet, pa u dhënë kontekst të deklaratave të Kryeministrit. Ajo konfirmoi se xhirimet janë bërë nga datat 14 në 16 tetor të këtij viti. Kur i sqaruan se përse po e pyesnin gazetarja tha se për këtë çështje do të ketë edhe një deklaratë zyrtare nga Le Iene dhe ishte e shokuar se si një kryeministër mund të gënjejë hapur dhe në vend që të merret me zgjidhjen e problemit, shan median që e solli në vëmendje.

I sugjerojmë emisionit “Le Iene” që reportazhin e radhës ta bëjë në Surrel për të treguar ku jeton kryeministri i vendit më të varfër të Europës./lapsi.al

Share:
Reklama juaj