Home KRYESORE ‘Përgatitu Edi, ditë edhe më të zeza po vijnë…’/ Ja nga i...

‘Përgatitu Edi, ditë edhe më të zeza po vijnë…’/ Ja nga i vjen paralajmërimi

0

“Asgjë nuk do të mund të të shpëtojë më, ke dalë lakuriq para shqiptarëve dhe Botës”, shkruan Belind Këlliçi, kryetar i FRPD-së, i cili ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se do të përballet me ditë më të zeza se sa ato të deritanishmet.

Postimi i Belind Këlliçit

Ditë më të zeza do të vijnë për Edi Ramën.

Pasi u bë prokurori dhe gjyqtari që shpalli të pafajshëm simbolet e suksesit të PS: Saimir Tahirin, Elvis Roshin, Arben Ndokën, Arben Frrokun, Mark Frrokun, Armando Prengën, tani Edi Rama ka vendosur të sulmojë të zgjedhurit e djathtë.

Me fjalorin e një rrugaçi që endet i pashpresë nga mbidoza drogës dhe krimit ai sulmon kryetarin e Bashkisë së Mallakastrës. Përse sot? Sepse s’po arrin dot në asnjë mënyrë tjetër të heqë vëmendjen nga Tahiri, narko-shteti dhe përdorimi i buxhetit për pastrimin e parave të krimit.

Ndërsa kërcënimi për shkarkimin e kreut të KQZ është fillimi i përpjekjeve me çdo kusht për të blerë e manipuluar zgjedhjet vendore të 2019.

Pushteti i Edi Ramës rrjedh vetëm nga blerja e votës me para të krimit, nga shantazhi kriminal me vendet e punës, kërcënimi me kriminelë dhe manipulimi i vullnetit të qytetarëve.

Asgjë nuk do të mund ta shpëtojë më. Tashmë ai ka dalë lakuriq para shqiptarëve dhe mbarë botës.

Share:
Reklama juaj