Home KRYESORE Pjerin Ndreu merr në mbrojtje vëllain: Nuk e pajisi ai Tahirin me...

Pjerin Ndreu merr në mbrojtje vëllain: Nuk e pajisi ai Tahirin me patenta skafi. Jam i pastër deri në 4 breza

Deputeti i PS-së Pjerin Ndreu mori në mbrojtje vëllanë e tij, Paulin Ndreu me detyrë shef i Kapitenerisë Detare ne fakt, pas akuzave të liderit demokrat Lulzim Basha.

Duke folur në “Studio e hapur” të Eni Vasilit ai tha se këto janë sulme politike pasi Paulin Ndreu s’ka lidhje me patentat e Tahirit.

“Paulin Ndreu s’ka lidhje fare për këtë proces. S’ka lidhje fare se unë e kam pyetur. Po dhe po të kishte lidhje…nuk është e vërtetë se Paulin Ndreu është emëruar drejtor, është mashtrim, gënjeshtër e pacipë. Kontrolli i shtetit e ka bërë një kosntatim me një observacion dhen hetim të situatës dhe këtu nuk ka vend për të tilla trajtime që shkruan Basha. Jo Paulini, por as një në familje, deri në 4 breza, as nga nëna e as nga babai, s’kanë lidhje me krimin. Kurrë s’ka për të pasur asnjë gjë. Këto janë njollosje politike.”, tha deputeti socialist.

Statusi i Bashës në facebook

Ja si vepron mafia Rama-Tahiri per te garantuar trafikun e droges:
“Une qe po te shkruaj jam nepunes i zyres se patentave detare ne Drejtorine e Pergjithshme Detare ne Durres.

Me duhet te te informoj per proceduren e dhenies se patentes 100 toneshe te Sajmir Tahirit .
Shefi i zyres qe e firmosi quhet Hamdi Domi. Hamdiu nuk donte ta bente si patente dhe e ka mbajtur mbi tavoline te pakten 1 jave.

Dokumentat per berjen e patentes i ka sjell PAULIN NDREU me detyre Kapiten i Pergjithshem dhe nga sot e kane emeruar Drejtor te Pergjithshem te Drejtorise Detare, megjithese Kontrolli i Larte i Shtetit ka rekomanduar pushimin dhe largimin nga detyra.

Pra PAULIN NDREU ka ushtruar autoritetin e tij politik dhe aspak profesional duke detyruar firmosjen e kundraligjshme te kesaj patente.

Kjo patente eshte ne shkelje me ligjin e detarise. Pra nuk merret patente kamioni pa mare patente makine.

Dhe pervec ketyre shkeljeve flagrante, PAULIN NDREU emerohet drejtor prane drejtorise detare si vellai i deputetit PJERIN NDREU.”/Opinion.al

Share: