Home KRYESORE Politikanët kanë pasion bordet e Bankave, nga Abi te Credinsi

Politikanët kanë pasion bordet e Bankave, nga Abi te Credinsi

Ditën e djeshme, në punimet e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, deputerta e PD, Jorida Tabaku ngriti dyshime mbi aktivitetin e “ABI Bank”, një institucion ku bashkëshortja e kryeministrit Rama është anëtare e bordit drejtues.

Pyetja e ligjshme e zv/kryetares u përgjigj në Komision nga guvernatori i Bankës së Shqipëri, Genti Sejko, i cili qartësoi se ABI dhe aksionerët e saj janë të regjistruar konform të gjithë rregullave në SHBA dhe në Shqipëri, e se nuk ka asnjë aksioner apo veprim financiar të paregjistruar, siç linte të nënkuptonte Tabaku.

Përtej debatit politik, ajo që nuk u tha në sallën e Komisionit Parlamentar, është fakti se vetë Tabaku është në konflikt interesi, pasi bashkëshorti i saj, Sajmir Sallaku, është kryetar i bordit të një banke të nivelit të dytë.

Sallaku është emëruar në këtë pozicion që prej vitit 2005 dhe mandati i tij i fundit, 6-vjeçar, si anëtar bordi zgjat deri në mesin e vitit të ardhshëm, siç tregojnë të dhënat e Qëndrës Kombëtare të Licensimit.

Të ardhurat e bashkëshortit, si kryetar i Bordit të bankës në fjalë, provohen në të gjitha deklaratat e pasurisë së Joridës, duke nisur nga vitit 2012.

Në deklaratën e pasurisë së depozituar në ILDKP në vitin 2016, Tabaku pranon se gjatë atij viti, pasuria familjare u rrit me 4 250 euro, nga aktiviteti i bashkëshortit në bankë.

Një shumë e tillë mbetet e dyshimtë, pasi sipas saj, kryetari i bordit të një prej bankave kryesore në vend fiton rreth 500 mijë lekë të vjetra në muaj, njësoj sa një kamarier në qendër të Tiranës apo më pak se një punonjës full-time në një call-center.

Pavarësisht kësaj mospërputhje, ajo që bie në sy është se për interesa striktërisht financiarë të bashkëshortit të saj, për të cilin “ABI Bank” është një konkurrent në tregun bankar, Tabaku shpërdoron detyrën e saj si deputete, duke u përpjekur që të dëmtojë imazhin e kësaj banke.(zathur.net)

Share: