Home KRYESORE Presidenti Meta urdhëron verifikimin për lirimin nga burgu të Genc Tafilit

Presidenti Meta urdhëron verifikimin për lirimin nga burgu të Genc Tafilit

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka urdhëruar menjëherë Inspektoriatin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, që në përputhje me kërkesat e ligjit, të fillojë urgjentisht verifikimin për lirimin e shtetasit Genc Tafili nga Gjykata e Krujës.

Presidenti, me cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, menjëherë pasi është njohur me lajmin dhe reagimin publik të institucionit të Prokurorisë, për veprimtarinë e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, në lidhje me lirimin e Tafilit, urdhëroi që të fillojë urgjentisht verifikimi i rastit në fjalë dhe veprimtarinë proceduriale të kësaj gjykate.

Presidenti i Republikës garanton se pretendimet e institucionit të Prokurorisë do të verifikohen nga Inspektorati dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në përputhje me kushtet dhe kriteret e ligjit.

Presidenti i Republikës mbështet të gjitha institucionet ligjzbatuese dhe Prokurorinë në veprimtarinë e tyre, në luftën kundër krimit dhe sundimit të ligjit.

Share: