Home KRYESORE I quajti “kazan”, gazetarja e “Le Iene” i kthehet Ramës: “Do na...

I quajti “kazan”, gazetarja e “Le Iene” i kthehet Ramës: “Do na e dëgjosh zërin”

0

Alice Martinelli, gazetarja e emisionit investigativ të Italia 1 “Le Iene”, kur e publikoi në faqen e saj më 1 nëntor 2017 linkun e kronikës që kishte realizuar në Bulqizë të Shqipërisë, lidhur me fëmijët që rropaten për kafshëtn e gojës maleve me krom mbuluar, në vend që të qëndrojnë mbi libra si shumë moshatarë të tyre, shkruante: “Timi, Blero dhe Gesti janë tre shokë të mirë. Kanë ëndrra prej fëmijësh, dashurojnë futbollin dhe janë tifozë të Leo Messit.

Dëshira e tyre: të ngasin Ferrarin e reperit Noizy. Janë rritur përpara kohe sepse duhet të kontribuojnë në bilancin familjar dhe e bëjnë këtë çdo ditë, duke u kacavjerrë nëpër grumbuj gërmadhash të braktisura përreth minierave të qytetit të tyre. Për një kile gurë të pasur me krom do të tojnë 0,10 euro. Kronika ime e mbrëmjes së djeshme për Le Iene”.

Mirëpo Edi Rama e quajti këtë kronikë të televizionit italian si pjesë e një “kazani” mediatik përtej Adriatikut, duke përdorur gjuhën fyese që përdor rëndom ndaj mediave shqiptare, të cilat e sollën në pushtet, por që tani që po ndjen se pushteti po i lëkundet, i ka shpallur thuajse të gjitha armike. Komentuesi i quajtur Artur Hoxha, i është përgjigjur në Facebook-un e saj gazetares Alice Martinelli, duke i kujtuar se “Sot (dje) kryeministri shqiptar ju akuzon se keni falsikuar historinë me pamje të vjetra etj”.

Por ja si reagon Alice Martinelli: “Janë dokrra. Mjafton të zbresësh pak më poshtë në këtë prol dhe do të shohësh një foto të Bulqizës të cilën e kam bërë vetë unë dhe e kam publikuar më 14 tetor 2017”. Artur Hoxha: Alice Martinelli unë e besoj, sepse e njoh zonën dhe personat, por jeni ju që duhet të reagoni fort kundër atij politikani arrogant dhe maoz i cili pasi e gjelbëroi të gjithë Shqipërinë me kanabis, tani e ka kapur me mediat dhe me të gjithë ata që asin dhe i thonë gjërat siç janë. Alice Martinelli: Mos ki merak, do të na e dëgjosh zërin!!! Ne kemi bërë vetëm punën tonë… nëse ndokush ndihet i bezdisur beh, është problemi i tij!

Share:
Reklama juaj