Home KRYESORE Qytetari Rames: “O të keqen dajua ty sa mundohesh për popullin”. Ja...

Qytetari Rames: “O të keqen dajua ty sa mundohesh për popullin”. Ja si i pergjigjet:

As mbremjen e sotme nuk kanë munguar replikat e Kryeministrit Rama me qytetarët në Facebook. Teksa nëpërmjet një postimi Rama kërkon të bindë qytetarët të mos besojnë median në vend, këta të fundit shfaqen shumë skeptikë për atë që Kryeministri thotë.

Më poshtë replikat e Ramës me komentuesit në FB:

Qytetari: Kemi rrogat skandaloze dhe ske ku i kerkon te drejtat tuaja sepse administrat nuk ka
#FAKTJOKAZAN

Edi Rama: Nuk e di ku punon ti Dorian dhe cfare rroge ke, po di qe kater vjet me pare kishim rrogat me te uleta ne rajon, ne te treja nivelet, te ulet, te mesem, te larte! Sot nuk eshte me keshtu? #FaktjoKazan

Qytetari: O te keqen dajua ty sa mundohesh per populli edhe naten ste ze gjumi qe te na mbushesh mendjen qe nuk esht kshu si na duket neve

Edi Rama: Une punoj per ate beben e mrekullueshme qe keni dajo, se sa per ty s’ta kam merakun, ti je rehat?/360grade.al/

Share: