Home KRYESORE Rama ironizon Donald Lu-në: Përmende emrat, por jo shefin

Rama ironizon Donald Lu-në: Përmende emrat, por jo shefin

Nënkrytari i LSI-së, Luan Rama, ka ironizuar përmes një shënimi në Facebook, fjalën e mbajtur nga ambsadori amerikan Donald Lu, ditën e sotme, në prezantimin e projektit “Forca e Ligjit”, në Ministrinë e Brendshme, ku dhe përmendi katër emra si shembullin e lidhjes së politikës me krimin. Sipas tij, ambasadori Lu nuk përmendi atë që i futi në politikë.

Statusi i Luan Ramës:

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Donald Lu, duke folur sot në prezantimin e projektit “Forca e ligjit” në Ministrinë e Brendëshme, përmendi edhe katër emra si shembullin e lidhjes së politikës me krimin!

Mirëpo ai përmendi vetëm katër nga emrat e ushtarëve të krimit, jo të shefit të tyre, të atij që i mori emrat e krimit dhe i bëri emra politikë! Kush nuk e di që pas atyre emrave që përmendi ambasadori i nderuar nuk është kumbar kryeministri ynë?!…

Share: