Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Raporti i KLSH/ 820 milionë euro dëm, rreth ¼ e buxhetit të...

Raporti i KLSH/ 820 milionë euro dëm, rreth ¼ e buxhetit të shtetit shqiptar! Ku mund te ndodhe tjetër kjo?!

Organet e qeverisjes qendrore dhe vendore, gjatë vitit 2016, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, kanë shkaktuar 820 milionë euro dëm ekonomik në buxhetin e shtetit. Pra, rreth ¼ e buxhetit të shtetit shqiptar, për vitin që lamë pas, është ‘zhdukur’.

Ky është konstatimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit, në raportin vjetor për zbatimin e buxhetit të shtetit të vitit 2016. Raporti është zbardhur ekskluzivisht nga Shqiptarja.com. “Në total efektet negative në buxhetin e vitit 2016 llogariten në vlerën 109,546 milionë lekë ose 820 milionë euro”, thuhet në raport.

Dëmi ekonomik është llogaritur duke përfshirë dëmet e shkaktuara nga të gjitha entet publike, të ardhurat e munguara, rritjen e detyrimeve, shkeljet e legjislacionit tatimor, shkeljet e kodit doganor, keqadministrimin e pronës shtetërore dhe shkeljet e legjislacionit për taksat dhe tarifat vendore.

Gjithashtu, janë llogaritur shpenzimet abuzive për paga, sigurime dhe shpërblime, shpenzimet operative, shpenzimet për investime, koncesionet, si dhe borxhi në sektorin e tatimeve, doganave dhe sigurimet shoqërore.

“Nga auditimet në zbatim të buxhetit 2016, KLSH ka konstatuar shkelje të ligjshmërisë financiare konsideruar si dëme ekonomike për buxhetin e shtetit (të ardhura të munguara apo dëme ekonomike) në vlerën 19,909 milionë lekë ose 149 milionë euro. Mungesë të ardhurash apo shpenzime jo në përputhje me parimet e ekonomicitetit, eficencës dhe efektivitetit në vlerën 288 milionë euro. Konstatimet kryesore i takojnë fondeve të programuara për infrastrukturën rrugore, për shëndetësinë, për sektorin shtetëror të energjisë, në infrastrukturën e etj.

Rritja e detyrimeve ndaj tatimeve dhe doganave (borxhi tatimor dhe doganor) si dhe skemës së sigurimeve shoqërore është në vlerë 51,175 milionë lekë ose 383 milionë euro për vitin 2016 dhe përbën mungesë direkte të ardhurash për buxhetin e shtetit”, thuhet gjithashtu në raport. Gjatë vitit 2016, KLSH ka realizuar 1 361 auditime, nga 1 637 kontrolle të planifikuara. Në nivel ministrish dhe organesh në varësi të tyre, KLSH ka kryer 394 auditime, ndërsa në njësitë e qeverisjes vendore janë ushtruar 359 kontrolle. Të gjitha kontrollet janë kryer nga 386 auditues, të cilët kanë konstatuar 9 421 shkelje.
Shkaqet

Në raporte renditen edhe shkaktarët që kanë prodhuar këtë abuzim me paratë publike, ku më kryesorja është moszbatimi i rekomandimeve të KLSH në të kaluarën. “Nga të dhënat e raportuara, vërehet nivel i ulët i zbatimit të rekomandimeve me 47%, pavarësisht se pranueshmëria e tyre është në masën 99%.

Konstatohet se niveli i zbatimit të rekomandimeve në nivel ministrish është 22% ndërkohë që në pushtetin vendor ky nivel zbatimi rritet në 29%. Niveli i ulët apo, niveli zero i zbatimit të rekomandimeve në disa subjekte, tregon se nga titullarët e institucioneve akoma nuk është kuptuar rëndësia e zbatimit të rekomandimeve të Auditimit të Brendshëm.

Neglizhenca e konstatuar tregon akoma varësinë që këto struktura kanë nga titullarët dhe pamundësinë në këto kushte për të shtuar presionin për zbatimin e rekomandimeve”, thuhet në raport.

Share: