Home KRYESORE Replikat e ashpra me Hygertën, ja çfarë bën Stresi…

Replikat e ashpra me Hygertën, ja çfarë bën Stresi…

Moderatorja Hygerta Sako dhe reperi Stresi janë bërë pjesë e një sherri virtual mes tyre. E gjitha kjo filloj pas një interviste që moderatorja e TVSH-së dha për emisionin “Thumb”, ku tha se nuk e dëgjonte muzikën rap që bënte Stresi, pasi e cilësonte  si “përdhunim të veshëve”.

Reagimi i Stresit ishte i menjëhershëm nëpërmjet një postimi në “Instagram”, ku shpërtheu me ofendime.

“Unë do them për ju a nuk u lodhët duke ndërru dashnor përditë? Ta ka fal Zoti që ta përdorësh me njeriun e zemrës, por jo me 30 spartanë, çdo kujt i falen fatkeqësitë por jo dobësitë”: ka shkruar Stresi ndër të tjera.

Pas statusit të reperit ka reaguar edhe Hygerta , e cila ka premtuar se nuk do të jap më intervista pasi fjala e saj ishte keqkuptuar.

Por ajo se çfarë na çuditi më shumë është fakti se Stresi tashmë e ka fshirë nga “Instagrami” postimin që i dedikoi Hygertës. Mos është penduar Stresi për ato që shkruajti, apo mos është “sqaruar” personalisht me Hygertën?

Screenshot_22.jpg

Screenshot_23.jpg

Share: