Home KRYESORE Rikthehet Ridvan Bode me një deklaratë të fortë:

Rikthehet Ridvan Bode me një deklaratë të fortë:

0
MARREVESHJA ME BB PER OSSH - Drejtori i OSSH, Sahit Dollapi, Ministri i Ekonomise Genc Ruli, Ministri i Financave Ridvan Bode dhe perfaqesuesja e Bankes Boterore Greta Minxhozi, gjate nenshkrimit te marreveshjes se garancise prej 60 milione euro, per garantimin e projektit te privatizimit te OSSH.

Ish-ministri i Financave Ridvan Bode ka folur për çështjen Tahiri dhe për rolin që duhet të kishte opozita.

Ai tha se opozita nuk ishte në lartësinë e duhur. “Opozita nuk u ngrit në lartësinë e duhur në debatin “Tahiri”. Nëse mazhoranca u godit nga kjo, unë e ndiej se te opozita ka ende një mungesë besimi.

Njerëzit shohin te mazhoranca rënien pas skandaleve, por nuk shoh që kjo të ketë shkaktuar rritje besimi te opozita. Ka ende dyshime te PD. Njerëzit e shohin si një lojë politikën e PD. Pas asaj që ndodhi pas 90 ditëve në me çadrën u duket se dhe kjo është një lojë.

E shoh si pjesë e pazotësisë të opozitës për të bindur publikun. PD nuk kishte arsye që pas 4 vitesh në opozitë të dilte më dobët. Kemi rënie nga zgjedhjet në zgjedhje. Besimi nuk fitohet nga monologët në parlament, por te përballja me qytetarët”, tha Bode për Abc News.

Share:
Reklama juaj