Home KRYESORE Rrëfehet gruaja nga Lezha: E urrej dashnoren e burrit tim, ajo më...

Rrëfehet gruaja nga Lezha: E urrej dashnoren e burrit tim, ajo më bëri atë që …

0

Një grua tregon se si e ka zbuluar pabesinë e të shoqit ndaj saj. Ajo thotë se ka qenë pikërisht e dashura e të shoqit që i ka rrëfyer gjithçka. Kjo është historia e rrëfyer për “ShkodraNews”.

“Mirëdita Shkodra.

Jam e martuar prej shumë vitesh dhe kam një djalë 6 vjeç.

Jetoj në Lezhë. Kam zbuluar se burri im më tradhëton me një kolege te puna.

Ajo jeton në Shkodër, por punon në Lezhë dhe këtu është njohur edhe me burrin tim.

Të gjithë historinë e kam marrë vesh prej kësaj vajze. Ajo është disa vite më e re se unë dhe burri që jemi moshatarë.

E kishin parë në Shëngjin me këtë vajzën dhe më patën ardhur fjalët në vesh, por burri më thoshte që kanë qenë për punë se punojnë bashkë.

Dyshoja shumë dhe i kontrollova telefonin derisa kapa disa mesazhe erotike që burri i çonte kësaj vajzës.

E mora në telefon vajzën e huaj dhe nisa ta shaja dhe ofendoja me sa kisha forcë.

Ajo më kërkoi takim dhe u takuam.

Më tha se nuk e dinte se burri im ishte i martuar.

Nisi të qante dhe tha se kishte rënë në dashuri me të dhe se ai ishte i pari që ajo kishte pasur në jetë. Por as në punë nuk i kishin thënë që ai kishte familje.

Nuk di a duhet ta besoja apo jo. Më neveritej kur ajo qante.

Pasi burri e mori vesh takimin tonë më premtoi se është tërhequr nga ajo vajzë dhe më nuk do ta takojë.

Por ata punojnë bashkë dhe normal që do të takohen.

Vajza më tha që më kurrë nuk do të merret me burrin tim edhe pse më tha që ka rënë në dashuri të pastër.

E urrej atë femër.

Çfarë mund të bëj që ta harroj këtë që më ndodhi?”, shkruan ajo. /ShkodraNwës.

Share:
Reklama juaj