Home KRYESORE Sekuestro pronave dhe resortit të famshëm të Klement Balilit

Sekuestro pronave dhe resortit të famshëm të Klement Balilit

0

Afro një vit nga verifikimi i pasurisë së familjes së Klement Balilit, ish-kreut të Transporteve në Sarandë, i dyshuar si trafikant droge, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon nga Gjykata sekuestron për resortin turistik “Santa Quaranta” dhe disa prona të kësaj familje.

Report Tv ka mësuar se sekuestro preventive për mostjetërsimin e këtyre pronave është kërkuar në Gjykatë dhe mes pronave janë dhe troje, dyqane, shtëpi private, disa apartamente në qytetin e Sarandës.

Klement Balili është person në kërkim për llogari të drejtësisë greke dhe asaj shqiptare dhe i dyshuar si personi që drejtonte një grup kriminal të trafikut të drogës në Ballkan drejt Europës.

Vetë ai e mohoi këtë akuzë në të vetmen dalje publike pak ditë pas urdhërarrestit grek dhe nga ajo ditë është zhdukur duke iu fshehur policisë.

Share:
Reklama juaj