Home KRYESORE Shpend Ahmeti merr mandatin e dytë për Prishtinën, 365 vota më shumë...

Shpend Ahmeti merr mandatin e dytë për Prishtinën, 365 vota më shumë se rivali

Shpend Ahmeti eshte konfirmuar zyrtarisht me mandatin e dytë në krye të bashkisë së Prishtinës, pasi ka arritur të marr 365 vota më shumë se rivali Arban Abrashi.

Fitorja e tij është konfirmuar vetëm pasi janë numëruar votat me kusht dhe ato me postë, ku Ahmeti ka qenë në avantazh vetëm me 128 vota.

Pa votat me kusht dhe me postë, Ahmeti kishte 237 vota më shumë se Arban Abrashi. Ky është mandati i dytë i Vetëvendosjes në Prishtinë, ndërsa më herët këtë qytet e kishte udhëhequr LDK- ja.

Në fund të procesit Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes ka marrë 42.262 vota ndërsa Arban Abrashi i LDK-së ka marrë 41.897 vota.

Share: