Home KRYESORE Shpërthen me eksploziv makina e një gruaje në Vlorë/emri:

Shpërthen me eksploziv makina e një gruaje në Vlorë/emri:

Automjeti tip ‘Benz’ i shtetases Vejushe Dalipaj, 42 vjeç ishte i parkuar pranë banesës së saj në lagjen ‘Uji i Ftohtë’ ka shpërthyer me eksploziv në orët e para të mëngjesit. Policia tha se rreth orës 05:20 është njoftuar nga vetë pronarja e mjetit se ka dëgjuar një zhurmë në formë shpërthimi.

Shërbimet Policore kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë konstatuar se: Mjeti tip ”Benz”, ka qënë i parkuar përpara banesës së shtetases Vejushe Dalipaj në vendin e quajtur ”7 Pallatet”, në lagjen “Uji i Ftohtë”, dhe se ka dëmtime në pjesën e përparme të tij.

Dyshohet se dëmtimet në mjet të jenë si pasojë e një shpërthimi me lëndë eksplozive që mund t’i kenë vendosur. Grupi hetimor po punon për përcaktimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes./opinion.al

Share: