Home KRYESORE Si duhet të të puthin… Erich Fried

Si duhet të të puthin… Erich Fried

Përktheu Elona Caslli

Kur të puth ty

nuk puth vetëm gojën tënde,

nuk puth vetëm kërthizën tënde,

nuk puth vetëm prehërin tënd.

Puth edhe pyetjet e tua,

 dëshirat e tua,

mendimin tënd,

dyshimet e tua,

kurajon tënde,

dashurinë tënde për mua,

lirinë tënde larg meje,

këmbën tënde që mbërriti

dhe që përsëri do të ikë.

Të puth

për çka je

dhe për çka do të jesh

përtej të nesërmes

kur koha ime të ketë kaluar.

Erich Fried

Share: