Home KRYESORE Tërmeti i fuqishëm shkund Lindjen e Mesme (VIDEO)

Tërmeti i fuqishëm shkund Lindjen e Mesme (VIDEO)

0

Një termet i fuqishëm ka shkundur Lindjen e Mesme, mbrëmjen e kësaj të diele. Epiqendra e tërmetit me magnitudë 7.3 u lokalizua 32 km larg Halabjah, në Irakun kurd, në kufi me Iranin.

Televizioni shtetëror iranian tha se tërmeti është ndierë në disa qytete të vendit dhe kishte dëmtuar tetë fshatra, duke ndërprerë energjinë elektrike në disa prej tyre.

Ndërsa reporteri i Al Jazeera tha nga Bagdati, se makinat u ndalën, ndërkohë që ndërtesat filluan të tunden. Deri tani raportohet për mbi 50 të plagosur vetëm në Irak dhe 6 të vdekur.

Dëmet materiale janë të shumta./360grade.al/

Share:
Reklama juaj