Home KRYESORE Trondit Basha: Qazim Sejdini ka një agjenci doganore që po hetohet për...

Trondit Basha: Qazim Sejdini ka një agjenci doganore që po hetohet për trafik droge

0

Kreu i PD, ka folur me tone të ashpëra ndaj qeverisë dhe, sot nga foltorja e Kuvendit teksa akuzon drejtpërdrejt Kryeministrin Rama se po kërkon të kapë drejtësinë, Basha tha se kryebashkiaku i Elbasanit, Qazim Sejdini ka një agjenci doganore që po hetohet për trafik droge.

“Jo rastesisht Qazim Sejdini ka një agjenci doganore që po hetohet për trafik droge, jo rastesisht Vangjush Dako është kryebashkiak, biznesmen dhe kryekapobanda e Durresit. Çdo gjë do të thellohet me Projektin 1 Miliardë, një projekt kriminal që do shkrijë në një, krimin, biznesin dhe politikën. Projekti 1 miliardë është rruga e konsolidimit të konsorciumit politiko-kriminal i cili ka për synim: të sundojë Shqipërinë për dekada.

Forma më e rrezikshme e krimit nuk është një grup kriminelësh me armë në dorë që grabisin me forcë apo transportojnë drogën, por kur bëhen bashkë krimineli, qeveritari dhe bankieri dhe bien në ujdi për të plaçkitur dhe kontrolluar një vend të tërë.

Kjo është faza ku ka hyrë krimi në Shqipëri.

Kanabizimi i vendit ka qenë një projekt i qëllimshëm anti-kombëtar i Edi Ramës. Në këtë projekt ai derdhi gjithë urrejtjen dhe mllefin që ka ndaj shqiptarëve.

Kriminelët me pushtet dhe droga ishte hakmarrja ndaj të gjithëve e një njeriu të dështuar, për të cilën ai fajëson këdo, familjen, shoqërinë, atdheun, por kurrë veten e tij.

Prandaj, të lesh fatet e vendit në duart e Edi Ramës do të thotë të lesh Shqipërinë në dorë të krimit dhe të shkatërrimit”, tha Basha.

Share:
Reklama juaj