Home KRYESORE Trondit deputeti: Ja ç’bëjnë kompanitë guaskë të Ramës

Trondit deputeti: Ja ç’bëjnë kompanitë guaskë të Ramës

Ish-zv/ministri i Financave, Florion Mima i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, solli si krahasim krizën greke në lidhje me projektin 1 miliard të qeverisë, duke theksuar se e gjithë skema është pastrimi i parave të kanabisit nga kompani guaskë.

Pjesë nga deklarata:

Mima: Greqia vetëm në një rast mori 2.8 miliardë dollarë dhe nuk e regjistroi si borxh dhe filloi të paguante çdo vit nga 1 milionë. Në fund të periudhës rezultoi të kishte paguar 5.2 miliardë dhe ky rast ishte një nga rastet që bëri që flluska greke të shpërthejë.

Nëse OSHE sot nuk ka para për të blerë energji për dhjetorin shkon në bankë për një kredi dhe banka i thotë më bjer një garanci nga qeveria, e cila i jep një copë letër e cila shënohet si garanci.

Zheji: Pse e fshehin këtë gjë?

Mima: Pse-ja është një. Sot janë rreth 5 miliardë euro të ardhura nga kanabisi dhe ky projekt është për pastrimin e parave.

Sulçe: Ju jeni kundër PPP-së?

Mima: Kompanitë do të jenë vetëm guaska që do të formalizojnë./360grade.al/

Share: