Home KRYESORE Udhëtimi me audin e Saimir Tahirit, Elona Gjebrea: Jam e qetë…

Udhëtimi me audin e Saimir Tahirit, Elona Gjebrea: Jam e qetë…

Një ditë pasi u zbulua se kishte udhëtuar me ish – ministrin Saimir Tahiri me Audin A8, në kohën kur ky automjet përdorej nga Habilajt dhe, ish- zëvendësministrja e Brendshme, Elona Gjebrea ka reaguar për këtë çështje.

Në një prononcim të shkurtër për gazetarët, Gjebrea tha se ndihet e qetë dhe se është e gatshme të shkojë në prokurori në çdo moment.

Të enjten, burime të Prokurorisë së Krimeve të Rënda bënë të ditur se Elona Gjebrea ka udhëtuar me këtë makinë në Gusht të vitit 2014.

Share: