Home I pakategorizuar Vasili: Kryeministri nderton debat per Median qe te fsheh ate per drogen

Vasili: Kryeministri nderton debat per Median qe te fsheh ate per drogen

Nga Petrit Vasili

Të përgjigjet kryeministri për drogën dhe krimin, debati për median shfokusim i qëllimshëm i tij.

Kryeministri u shqye më dysh që të bëjë protagonistin duke goditur mediat. Nuk ka asnjë merak ky, as për të drejtat e njeriut e as për liritë, sepse ky veç i shet e i blen ato. Kryeministri dhe parimi (parimet) janë të kundërtat e njeri-tjetrit.

Ky duhet të përgjigjet deri më një për drogën dhe krimin që mbolli në Shqipëri, që e damkosi si askush tjetër këtë vend.

Sa për mediat të blejë sa të dojë…Po “France International”, “Frankfurter Alegmaine Zaitung”, “Corriere della Sera”, “New York Times”, “The Telegraf”, a i blen dot?!

Mos u merrni me marrëzitë e tij, do të krijojë muhabete pa vlerë thjesht për ta devijuar vëmendjen.

Të përgjigjet kryeministri përpara task-forcës së tre milionë shqiptarëve për drogën dhe krimin epidemik.

Sa për mediat, media të ndershme e me integritet në Shqipëri e në Botë ka plot, që do të tregojnë çdo gjë sot e çdo ditë për pushtetin e krimit dhe krimin në pushtet.

Share: