Home KRYESORE Veliaj shkarkon nga detyra katër administratorët e LSI-së

Veliaj shkarkon nga detyra katër administratorët e LSI-së

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka liruar nga detyra katër administratorë të Njësive Bashkiake në kryeqytet. Raportohet se është shkarkuar nga detyra drejtuesi i Njësisë Administrative numër 2, Elez Gjoza, drejtuesi i Njësisë Administrative numër 11, Gentian Arapi, drejtuesi i Njësisë Administrative numër 8, Erjon Xhafa dhe Refik Velia i Bërzhitës.

Bëhet me dije se vendimi ka ardhur pas refuzimit të LSI-së për projektet e Bashkisë. Të katër adminitratorët janë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndersa nuk ka levizje me aleatet e tjere.

Share: