Home KRYESORE Vilma Masha: Ja kush është futbollisti që më pëlqen më shumë

Vilma Masha: Ja kush është futbollisti që më pëlqen më shumë

0

Vilma Masha, moderatorja e emisionit “Gol pas Goli” në Supersport, rrëfen disa nga sekretet e saj të jetës private. Pranon se ka një lidhje të gjatë prej kohësh dhe flet lirshëm për dashurinë. Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, Masha tregon edhe se ku është frika me e madhe e saj…

Sipas jush, çfarë nuk shkon me futbollin shqiptar?

Disa prej stadiumeve nuk kanë kushtet, terrenet optimale apo infrastrukturën e duhur  për zhvillimin e ndeshjeve  të Kategorisë Superiore. (Përjashtojmë këtu impiantet që janë ribërë). Tjetra është që skuadrat e bashkisë me fonde të përcaktuara, lënë për të dëshiruar sa i takon rezultateve, enden thuajse gjithnjë në fund tabelë, me rrezikun për të rënë nga kategoria.

Vilma jeni e kujdesshme për pamjen tuaj, ju frikëson plakja?

Për pamjen time dhe sidomos imazhit në ekran jam shumë e kujdesshme, që nga veshja, flokët, dhe grimi. Përpiqem të jem e thjeshtë dhe jo e ekzagjeruar. Bëj trajtimet e zakonshme estetike të fytyrës dhe trupit, dhe frekuentoj palestrën. Për momentin nuk më frikson plakja, më duket si diçka e largët, por që do të vijë (qesh).

Cila është frika juaj më e madhe?

Largimi nga të gjallët.

Çfarë është dashuria për ju?

Ndjenja më e fuqishme që të mban në jetë, nga ajo që lind dhe që nuk do të largohesh më kurrë.

Vilma jeni në një marrëdhënie prej kohësh. Do kemi së shpejti diçka nga ju?

Së shpejti jo, se tani jemi në dimër (qesh).

Çfarë nuk keni mundur të realizoni deri më tani, por që do dëshironit të kishit realizuar?

Ndoshta një shkollim edhe më të mirë, jashtë Shqipërisë.

Momenti më i bukur kur keni qenë në stadium, qoftë si tifoze, qoftë si gazetare?

Nuk mund të them vetëm një, pasi momente të bukura në kaq vite punë, sigurisht që kam kaluar. Por do të veçoja dy të tilla, si tifoze. I pari  në ndeshjen e fundit kualifikuese që Shqipëria ka luajtur në Armeni në 11 tetor  të 2015-ës , duke fituar 3-0. Ishte ndeshja që na katapultoi në Europianin e Francës. Ndërsa momenti i dytë, përballja e Kombëtares Kuqezi me Zvicrën, në 11 Qershor në stadiumin e Lensit. Një ndeshje që pati shumë jehonë edhe në shtypin ndërkombëtar, të shihje aq shumë shqiptarë që luanin me dhe kundër njëri-tjetrit, si për shembull vëllezërit Xhaka, ishte diçka që rrallë ndodh. Ndërsa si gazetare, do të veçoja raportimin nga Parisi, në finalen e Europianit, në 11 Korrik 2016, ndeshja mes Portugalisë dhe Francës, ku Portugalia e Cristiano Ronaldos u shpall për herë të parë Kampione e Europës.

Keni nostalgji për kohën kur ishit gazetare e një profili tjetër?

Po kam nostalgji, pasi kanë qenë 5 vitet e mia të para të punës, si gazetare kulture. Nga ajo periudhë kujtoj përballjen e parë me televizionin, figurat e njohura të kohës dhe artistët e mëdhenj për të cilët unë isha gazetarja e re. Jam përpjekur shumë të bëja më të mirën, me personazhet që intervistoja, por dhe kam shijuar teatrin, pikturën, baletin etj.

Të qëndrojmë ende tek futbolli, cili futbollist i huaj ju pëlqen më shumë? Po shqiptar?

Në kohën që jetojmë janë të padiskutueshëm emrat si Messi e  Ronaldo, e këtu nuk bëj përjashtim as unë sa i takon preferencave. Ndërsa nga shqiptarët, më vjen shumë mirë për momentin e shkëlqyer që po kalon Thomas Strakosha, portieri i kombëtares dhe ekipit të Lacios.

Share:
Reklama juaj