Home KRYESORE Zor te gjesh ne Europe kryeministër qe mbeti ne ekran paradite, mbas-dite...

Zor te gjesh ne Europe kryeministër qe mbeti ne ekran paradite, mbas-dite edhe ne fund jave, pastaj ankohet nga Median!

Kryeministri Rama tashmë në Komunikimin e tij të përjavshëm Javor ka sulmuar edhe njëherë opozitën sipas tij shkaktare të shpifjeve që prodhojnë llum.

Ne fakt, kete gje e ben gjithe javen paradite dhe mbasdite dhe ne fund jave perseri me auto video komunikimin e tij. Sigurisht, zor te gjesh drejtues shteti si Rama ne Europe qe komunikon kaq shume nepermjet medias dhe e shan ate po sikur ajo ta kish abandonuar.

Zor se gjen tjeter drehutes shteti qe komunikon dy here ne dite live ne te gjithe televizionet informative qe e marrin trasmetimin nga televiziioni personal i kryeministrit dhe perseri te shaje Median, por kete radhe shau me shume Opoziten dhe ja cka tha:

“Shqipëria që duam është plotësisht e mundur dhe është në dorën tonë ta bëjmë realitet, por ajo bëhet vetëm me punë e jo me llafe, me reforma të vështira e mundim patriotësh e jo me sherre e gënjeshtra përtacësh. Me një hap të vogël e jo me iluzione e pallavra në rrugët e katundit të politikës. Kujt i duhet sherri? Njerëzve të zakonshëm jo një herë, po kujt i duhen akuzat, shpifjet e fyerjet që politika prodhon përditë. Loja politike me krimin ku politika derdh llumë cdo ditë për ti nxjerrë sytë kundërshtarit? Shqipërisë jo. Është për të ardhur keq kur e sheh kazanin e politikës të ziejë në vorbullën e gënjeshtrave. Kjo vjeshtë histerike e politikes, e as politika e kacafytjes për karriget e humbura s’mund të na pengojë dhe s’do na pengojë të bëjmë detyrën tonë, ta mbajmë të plotë përgjegjësinë e jashtëzakonshme që na dhanë njerëzit e zakonshëm”.

Share: