Home KRYESORE 16-23 nëntor ishte një javë speciale e HWPL për Paqen ne Gadishullin...

16-23 nëntor ishte një javë speciale e HWPL për Paqen ne Gadishullin e Ballkanit

Më 16 dhjetor 2017, në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tiranës, Shqipëri, Prof. Dr. Enver Hasani, anëtar i Komitetit te Paqes Botërore të Kulturës Qiellore dhe Restaurimit te dritës (HWPL) përfaqësonte HWPL për të paraqitur Deklaraten e Paqes dhe Ndalimit te Luftës (DPCW) ndër studentë dhe profesorë te Shqiperise.

Dekani Artan Hoxha dhe zëvendësi i tij Erjon Muharremaj ne fakultetin e drejtësisë theksuan se paqja është dhe nuk është e lehtë për tu arritur dhe se ka më shumë komplikime të cilat ndodhin për shkak të kompleksitetit e dallimeve të botës, ndaj sipas tyre janë të nevojshme dhe të domosdoshme projektet e organizuara të HWPL arritjen e paqes.

Leksioni i dytë i paqes u mbajt në Kosovë, ne Fakultetin e Drejtesise te Universitetit të Prishtinës më date 20 dhjetor 2017 ku dekanit Haxhi Gashi te cilit i është bashkuar edhe Prof. Hasanit  qe përkujtuan takimin vjetor te mbajtur nga HWPL në Korenë e Jugut në shtator 2016, ka kishin punuar së bashku me HWPL për të krijuar një program mësimor për paqen brenda fakulteteve te Drejtesise. Ky ishte leksioni i tretë i paqes në Universitetin e Prishtinës në përkrahje te përpjekjeve të vazhdueshme të HWPL ne inkurajimin e studentëve dhe profesorëve të cilët iu bashkuan perkjekjeve për të vazhduar rrugen e nevojshme drejt paqes së qëndrueshme.

Delegacionet e paqes të HWPL gjithashtu mbajtën një ligjëratë për studentët e UEJL-së në Tetovë, Maqedoni më date 23 dhjetor 2017. Më shumë se 80 studentë u mblodhën dhe u frymëzuan nga mesazhi i paqes ardhur tek ta nga ana tjetër e botës. Ligjëruesit e Paqes të ftuar për të qenë të ftuar të veçantë, treguan mbështetje për DPCW e cila u prezantua si zgjidhje epara-përcaktuar për arritjen e qëndrueshme të paqes midis kombeve të botës.  Anëtarët e rinj te ketij organizimi te paqes premtuan përkushtim për t’u bërë anëtarë të IPYG dhe Këshilli Rinor në Tetovë u zotua për të zbatuar mentalitetin e DPCW në rajonin e tyre.

Pjesa e dytë e eventit për iniciativat e grave për paqe u organizua nga anëtarët e Paqes të IWPG (Grupi Ndërkombëtar i Gruas për Paqe) Komiteti i Tetovës, Znj. Besa Kadriu, profesoreshë e UEJL-së dhe znj. Lindita Ademi, një profesor i Universitetit Shtetëror TETOVO. Ky grupim u percaktua që të nxisë rëndësinë e Edukimit të Paqes të Grave.

Sophia Kim, perfaqesuese e një delegacioni nga IWPG, sugjeroi që zgjidhja të jetë Programi IWPG Gratë për Edukimin e Paqes, duke theksuar rëndësinë e Programit të Edukimit për Paqen, rolin e grave si nënat e të gjithë njerëzimit për të arritur paqen.

Profesorët Besa dhe Lindita u bënë lekotret e edukimit te parë te grave të IWPG për Paqen dhe ligjërueset që janë bërë vullnetare te paqes për gratë në Tetovë, do ta bëjnë fillojnë në mars, 2018 aktivitete te ngjashme.

Njomza Shaqiri, grua nga Gostivari, e cila mori pjesë në kete aktivitet ra dakord të bëhej anëtare e Komitetit të paqes dhe promovimit te edukimit për paqen te grave të IWPG në rajonin e saj. Njomza Shaqiri, anëtare e Kuvendi i Gruas i Partisë Aleanca Shqiptare, mbajti edhe një tjetër ligjerim në sallën e konferencave të Komunës së Gostivarit për të promovuar rolin e grave në punën e paqes. Ky u bë një moment ku të gjitha gratë ju bashkuan kesaj iniciative te IWPG dhe premtuan për të ligjeruar të tilla aktivitete nga shkollat ​​tek qeveria dhe organizata te shoqerise civile.

Share: