Home Gjeo-Ekonomia Aktivitete private qe janë asete kombëtare. Kompania “Neranxi” njera prej tyre

Aktivitete private qe janë asete kombëtare. Kompania “Neranxi” njera prej tyre

Tashme “UNILEVER FOOD SOLUTION” behet me dije qe zgjedh Kompaninë shqiptare “Neranxi”, për t’i dhënë ekskluzivitetin e produkteve të saj ne Shqipëri dhe me gjere!

Kompania me fame ndërkombëtare “Unilever” me moto “Të kuptojmë kërkesat dhe dëshirat e shefave të kuzhinës, është zemra e biznesit tonë!” prezantoi sot në ambientet e “Institutit Kulinar Neranxi” nëpërmjet një seminar për gjithë shefat e kuzhinës shqiptare, produktet e Unilever Food Solution realizuar nga nëpërmjet Chef-ave të tyre

1. Trendi i ardhshëm i brunch-it  (Nga një këndvështrim Mesdhetar) u prezantua nga Vassilis Mandros, Customer Development Advisor Chef – Unilever Hellas, Greqi

2. Street Food-i miksuar me Kuzhinën Lokale u prezantua nga Anastasios Alexiou, Head Advisor Chef Hellas & Cyprus – Unilever Hellas

Per lexuesit e Perqasje.com duhet te kujtojmë se “Unilever” është një nga furnizuesit kryesorë në botë për produktet ushqimore dhe operon në 180 vende duke sjellë produkte të një cilësie të lartë për 50 lloje kuzhinash, nga çdo cep i botës mbare, tashme edhe ne Shqipëri.

“Unilever” nuk bën thjeshtë shitje produktesh, por ekipet e kuzhinierëve profesionistë të “Unilever” punojnë në terren me klientët, duke krijuar receta unike, të shijshme dhe të shëndetshme. Markat e tyre të famshme si Knorr, Hellman, Lipton etj, qe kanë pushtuar tregun global, duke e kthyer “Unilever Food Solutions”, në një kompani frymëzuese për klientët e saj dhe në një kënaqësi për konsumatoret.

Stafi i talentuar i kuzhinierëve të kësaj kompanie, prek 800 milionë konsumatorë çdo vit punon me synimin te përqendrohet në katër fusha, për të bërë diferencën: përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies, rritjen e sigurisë së ushqimit, zvogëlimin e mbeturinave ushqimore dhe asistencën e qëndrueshme profesionale. Falë këtyre produkteve, edhe fast-food-et të cilat kanë famën e ushqimit jo të shëndetshëm, sot me produktet “Unilever”, kanë marrë vlerën e një ushqimi që të shijon dhe është një mik i mirë për mirëqenien fizike.

Nën kujdesin e biznesmenit te suksesshëm Nikollaq Neranxi president i Kompanisë “Neranxi” dhe drejtimin e bijës se tij Efi Neranxi dhe George Zavaras, drejtues i “Unliver Food Solutions” sot u realizua pranë ambienteve te “Institutit Kulinar Neranxi” seminari qe prezantoi te ardhmen e këtij biznesi cilësor lider ne  tregun shqiptar. Seminari i dimensioneve ndërkombëtare ku morën pjese dhjetëra studente shqiptare dhe profesorë te Kuzhinës nga vende te ndryshme, cuditerisht nuk pa autoritet shtetërore, te cilët do duhet te ishin te pranishëm te pakten per te falënderuar qe një event i tille kaq dinjitoz u realizua ne territorin e Shqipërisë. Ndihme dihet qe nuk dine te japin, por te paktën te mesojne qe aktivitete private si ky i sotmi janë asete kombëtare dhe ata kane detyrimin te falënderojnë realizuesit e tyre.

Pertej këtij fakti te dhimbshëm, duhet te themi se kompania “Neranxi” është e bindur se produktet e “Unilever” do të shpërndahen me shpejtësi, falë një klientele tashmë të konsoliduar të vete Kompanisë, e cila ka një rrjet shpërndarje në çdo cep të Shqipërisë, Kosovës dhe në disa pika në Maqedoni e Mal të Zi dhe se konsumatorët tashme do e kuptojnë sa e rëndësishme është të ushqehesh me standarde të larta, edhe në një kioskë modeste.

Dihet tashme publikisht se Kompania “Neranxi” ka synuar gjithnjë cilësinë dhe standardet e vendeve të zhvilluara në ushqyerje, prandaj të gjithë besojnë tek marka e saj, si garanci e cilësisë dhe suksesit!

 

 

Share: