Home KRYESORE Basha, Ramës: Harroje Kryeprokurorin pa KLP dhe Vetting

Basha, Ramës: Harroje Kryeprokurorin pa KLP dhe Vetting

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një dalje të fundit publike, ka kundërshtuar me forcë mënyrën se si po procedohet për të zgjedhur Kryeprokurorin e Përgjithshëm.

Sipas Bashës, Kryeprokurori duhet të zgjidhet me 3/5 e votave të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, organ që do të dalë nga Vettingu. Sipas Bashës ky proces nuk duhet të bëhet me arnime në kurriz të Kushtetutës.

Basha ka përmendur dy qëllimet e Vettingut; pastrimin nga prokurorët dhe gjyqtarët përmes Vettingut dhe pavarësia e drejtësisë nga politika. Që sipas Bashës të dy këto parime janë shkelur dhe po sajohet një Kryeprokuror pa Vetting .

“KLP duhet të ishte krijuar 8 muaj më parë. Nëse Kuvendi nuk arrin konsensun Maxhorancë-Opozitë, Kushtetuta ja heq këtë të drejtë Kuvendit . Kandidatët duhet të kene kaluar Vetinngun. Nuk mund të ketë Kryeprokuror që nuk ka kaluar Vettingun.” / thote Lulzim basha

Share:
Reklama juaj