Home KRYESORE Berisha per festën e PD dhe mungesën e disa figurave dhe ambasadorëve

Berisha per festën e PD dhe mungesën e disa figurave dhe ambasadorëve

Ish-kryeministri Sali Berisha të martën ka komentuar mungesën e disa emrave të njohur në vite të Partisë Demokratike në 27-vjetorin e themelimit të saj.

I ftuar në studion e “ABC News”, ish-kreu i qeverisë u shpreh se ata shkëlqyen me mungesën e tyre, si dhe ata janë pjesë e PD-së.

‘Ata shkëlqyen me mungesën e tyre. PD është ndërtuar mbi vlera dhe kontribute, dhe çdo njeri ka kontributin e tij në PD. Unë shoh një përpjekje serioze’, -tha Berisha.

Ndërsa sa i takon mungesës së disa prej diplomatëve të ftuar ish-kryeministri, deklaroi:

‘Sa u përket diplomatëve, unë pashë disa prej tyre, normalisht disa mund të kenë munguar. Sigurisht që ka diplomatë që janë të pasionuar mbas Ramës, e kanë të thekur pasionin, janë me bindje të majta. Sidoqoftë në një pritje vjen ai që do’.

Share: