Home KRYESORE Berisha-Ramës: Pse del me fitim vetëm banka ku punon gruaja jote?

Berisha-Ramës: Pse del me fitim vetëm banka ku punon gruaja jote?

Ish-Kryeministri Sali Berisha rreshtoi një sërë akuzash ndaj Kryeministrit Rama në parlament. Duke marrë shkas nga kontrata e lobimit që i permendi Rama, Berisha i permendi Abi Bank, bankën ku Linda Rama është anëtare bordi.

Sipas Berishës, fitimet e Abbi Bank nuk janë rastësi, ndërkohë që bankat e tjera po falimentojnë.

“Mund ta çoje ti gruan atje? Si mund ta çoje ti gruan atje? Nuk mund ta çoje ti gruan anëtare të bordit të bankës, se është banka jote, bankë e regjistruar në offshore. Në offshore, banka që ka miliarda. Duhet bërë transparenca plotësisht për një kontratë, por me atë ti përpiqesh ta mbulosh bankën, ku je aq i zhytur, sa asgjë nuk të mbron dot” u shpreh Berisha.

Share: