Home KRYESORE Bledian Koka: What the fuck, Jean Clod Junker, Federica Mogherinit e Antonio...

Bledian Koka: What the fuck, Jean Clod Junker, Federica Mogherinit e Antonio Tajanit?!

0

Deklaratat e sotme te Jean Clod Junker, Federica Mogherinit e Antonio Tajanit qe folen me superlativa per arritjet imagjinare te Shqiperise nen udheheqjen e Edi Rames, jane nje goditje e forte per çdo lloj arsye te shendoshe qe ka arritur te mbijetoje ne llumin (jo per faj te permbytjeve) qe ka mbuluar kete vend.

Te dalesh ne krah te nje kryeministri qe popullin e tij ndersa e genjen e permbyt, ndersa e vjedh e fut ne burg per asgje, e vjedh per ta varferuar, e varferon per ta blere, e blen per ta marre peng, e perze nga Shqiperia ndersa i kerkon vendeve te tjera ta ktheje, ia mbjell token e bukes me hashash dhe hashashin ia perplas surratit si deshtimin te njejtit popull qe nuk ka faj…, kjo eshte per te qare.

Zyrtaret e larte te Brukselit treguan sot se ata nuk jane vecse nje tufe burrokratesh te cilet qartazi nuk prodhojne asgje tjeter vec “diplomacise se haviarit”.

Une nuk jam nga ato nihiliste qe them se me Edin kryeminister, kurre mos u anetaresofte Shqiperia ne BE, vetem pse e kam te qarte se me Ramen ne krye i vetmi vend ku do te integrohemi eshte ne hale.

Une sot bej pjese tek ata shume pak njerez qe nuk jane dorezuar ndaj deshperimit prej mungeses se reagimit, qe mendon se sot fjalet e MIRA te kryeburrokrateve te BE-se, jane nje lajm i KEQ per Shqiperine dhe shqiptaret.

Neser Edi Rama do te kthehet nga Brukseli me nje strajce plot me fjale te mira per te personalisht dhe qe do t’ua servire shqiptareve si diarre propagande per jave me rradhe me qellim qe ata ta hane. E sotmja ishte nje dite e trishte per shqiptaret dhe nje dite e mbare per Edi Ramen, ashtu si dhe djeshmja…, ashtu si edhe e nesermja.

Brukseli duhet te ishte shpresa e Shqiperia per shtregimin frerit te kalit pa fre qe po e con kete vend drejt rrenimit, por me ate qe degjuam e pame dje e sot, mesa duket edhe kete shprese e blene me “hashash”.
p.s…Europa vdiq, Rrofte Europa😏😏😏

Share:
Reklama juaj