Home KRYESORE Bllokohen 3 efektivë ne makinën e policisë nga carja e argjinaturës së...

Bllokohen 3 efektivë ne makinën e policisë nga carja e argjinaturës së Vjosës

Vjosa nuk kursen as forcat e policisë. Tre punonjës policie kanë rrezikuar jetën, teksa makina e tyre është perfshirë nga rrjedha e ujit, pas çarjes se argjinaturës së lumit Vjosë.

Policia ka njoftuar zyrtarisht per kete lajm, teksa ka bërë me dije se në datën 02.12.2017, në orën 07:00, ujrat e lumit Vjosë kanë dalë nga shtrati, janë përhapur në tokat e fshatit Çerven dhe po përhapen në tokat e fshatit Ferras.

Sipas policisë, në segmentin Kthesa e Qarrit-Ura e Mifolit është bllokuar edhe një mjet i shërbimit të patrullës së përgjithshme me tre punonjës policie./lapsi.al

Share: