Home KRYESORE Bregu: Si filloi dështimi i Bashës…

Bregu: Si filloi dështimi i Bashës…

Majlinda Bregu foli ditën e djeshme në një intervistë në ”ABC News” për zhvillimet në Partinë Demokratike, konfliktet me Lulzim Bashën dhe zgjidhjet e mundshme. Bregu është shprehur se rrugëtimin politik e ka nisur njësoj me Lulzim Bashën, por problemet me të nisën kur kërkonte të sulmonte dhe të përjashtonte këdo që mund të ishte një kundërshtar potencial.

“Unë kam qenë më afër me të për ecurinë, moshën, momentin, trajektoren politike, sesa me Topallin, Patozin, Bode. Unë dhe Basha hymë në parti politike njësoj, ishim paralel në gjimnaz, dhe kur hyn tenton të kesh një grupim për të mbajtur njëri-tjetrin se po hynim në një ambient që nuk kishim familjaritet. Problemet me Bashën filluan kur nuk mendonim më njësoj, kur Berisha u largua, Basha kishte pamjen e një djali të shkolluar jashtë me aftësi elegante dhe partia duhet të merrte disa forma të tjera menaxhimi, të kishte një format si janë kompanitë sot në botë.

Por tendencat për të sulmuar, përjashtuar, vendosur në vështirësi ata që mendonte se mund të vinin atë në vështirësi, filluam të kishim debatet e para por krejtësisht normale brenda grupit. Qëndrimet e mia të ashpra nisin me reformën në drejtësi, por për hir të një qëndrimi të luhatur të Bashës vetë që na vuri në siklet dhe disfavor me partnerët se po etiketoheshim se PD nuk e donte reformën dhe vetingun për shkak të lojës dyfish të Bashës”, është shprehur ish-Ministrja e Integrimit.

Në lidhje me Partinë Demokratike, Bregu është shprehur se sot nuk ka më PD dhe këtë e thotë çdo anëtar i saj.

Share: