Home KRYESORE Çfarë po ndodh? Rrethohet Kim Jong-un, por nuk e bën SHBA

Çfarë po ndodh? Rrethohet Kim Jong-un, por nuk e bën SHBA

Flota kineze ka filluar stërvitjet katërditore në brigjet e Koresë së Veriut, pak pasi Peniani paralajmëroi se veprimet e Uashingtonit po e shtyjnë rajonin drejt luftës bërthamore.

Trajnimet filluan të enjten në verilindje të Kinës, rreth 276 kilometra katrorë larg ujërave korenoveriore.

Shkalla e stërvitjeve si dhe numri i saktë i anijeve pjesëmarrëse raportohet të jenë të larta. Manovra detare 4 ditore filloi mes një “stuhie” aktivitetesh ushtarake në rajon.

Shtetet e Bashkuara, Koreja e Jugut dhe Japonia mbajtën ushtrime të përbashkëta ushtarake këtë javë, për t’i bërë presion Koresë së Veriut të ndalonte testimin e raketave.

Ndërkohë, javën e kaluar, më shumë se 40 anije luftarake nga marina kineze morën pjesë në një stërvitje të madhe në Detin e Kinës Lindore. /360grade.al

Share: