Home KRYESORE Çmimi ndёrkombёtar i Karlit 2018 dhe qëndrimi i Emmanuel Macron për Lindjen...

Çmimi ndёrkombёtar i Karlit 2018 dhe qëndrimi i Emmanuel Macron për Lindjen e Mesme

Deutsche Welle

Përgatiti Diana Skrapari

Presidenti francez Emmanuel Macron vlerёsohet me Çmimin e qytetit tё Ahenit Karli i Madh pёr vitin 2018 pёr merita nё unitetin e Europёs. Macron vlerёsohet pёr “vizionin e njё Europe tё re dhe rithemelimin e projektit europian”.”Dy aspekte na kanё nxitur tё vlerёsojmё presidentin francez”, deklaroi kryebashkiaku i Ahenit Marcel Philipp pёr pёrzgjedhjen e Emmanuel Macron-it pёr Çmimin Karli i Madh 2018. Nё radhё tё parё “angazhimi i tij pёr unitetin europian dhe lufta e vendosur kundёr ҁdo forme nacionalizmi janё shembullore dhe udhёrrёfyese”.

Kryebashkiaku i Ahenit Philipp e quajti Macron njё mik i deklaruar i Europёs “njё paraprijёs i guximshёm pёr ripёrtёritjen e ёndrrёs europiane”. Kryetari i drejtorisё sё Çmimit Karli i Madh, Jürgen Linden, theksoi “impulset e vlefshme pёr debatin europian pёr reformat”. E paharruar mbetet skena, kur presidenti i sapozgjedhur i Francёs nё atriumin e Luvrit nuk kёndoi himin kombёtar Marsejezёn, por himin europian. Me kёtё Macron ka nёnvizuar ankorimin e Francёs nё Bashkimin Europian, tha Linden.

Sipas tё dhёnave tё qytetit tё Ahenit dhe drejtorisё sё Çmimit Karl, Macron ka reaguar, duke vёnё nё dukje, se gёzohet pёr kёtё vlerёsim, bёhet e ditur. Çmimi Karli i Madh pa donacion konsiderohet si vlerёsimi mё i rёndёsishёm pёr meritat pёr bashkimin europian. Pёr herё tё parё ky ҁmim ёshtё akorduar nё vitin 1950 dhe i është dhënë personaliteteve si historianit britanik Timothy Garton Ash, Papa Franceskut dhe ish Presidentit amerikan Bill Klinton. Dorёzimi i ҁmimit bёhet mё 10 maj, ditёn e inagurimit tё bashkisё sё Ahenit.

Emmanuel Macron është shprehur në twitter në këtë mënyrë pasi morri cmimin prestigjioz: Ju faleminderit shumë për këtë nder. Europa meriton të mbrohet dhe të rivendoset! #Karlspreis

Ndërsa Kancelarja gjermane Angela Merkel e ka përgëzuar me këto fjalë në twitter: I nderuar Emmanuel Macron, ju përgëzoj përzemërsisht për Çmimin e Karlit në 2018. Angazhimi juaj i qartë për Europën dhe kundër çdo rikthimi në nacionalizëm ju ka vënë në pozitë për të nderuar Presidencën tuaj të re. Është kënaqësi të punoj me ju për qytetarët tanë në një Evropë edhe më të mirë dhe më të suksesshme

Qëndrimi i Macron për Lindjen e Mesme

Macron organizoi  një konferencë ndërkombëtare në Paris, që synonte zgjidhjen e krizës politike libaneze,u kërkoi të gjitha palëve të përfshira në konflikt në Liban të qëndrojnë jashtë konflikteve rajonale.Vërejtja e tij duket se kishte për qëllim lëvizjen Shiite të Hezbollahut, të mbështetur nga Irani, forcat e të cilëve kanë mbështetur presidentin sirian Bashar Assad.Macron dhe kryeministri libanez Saad Hariri apeluan për qetësi pasi presidenti amerikan Donald Trump njohu Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit të mërkurën.Macron tha se vendimi nuk duhet “të shtojë paqëndrueshmërinë në rajon”.”Unë jam duke bërë një thirrje për qetësi dhe përgjegjësi nga të gjithë,” shtoi ai.Hariri, i cili kohët e fundit hoqi dorë nga qëllimi i tij për të dhënë dorëheqjen pas një qëndrimi në Arabinë Saudite, tha se vendimi i SH.B.A.-së do të “komplikonte më tej procesin e paqes dhe përbën një problem afatgjatë për stabilitetin e rajonit”.

Share: