Home KRYESORE I dha toka Balilit? Reagon ish-ministri Panariti: Kontratat i firmosi Rama

I dha toka Balilit? Reagon ish-ministri Panariti: Kontratat i firmosi Rama

Ish-ministri i Bujqësisë, sot deputet i LSI, Edmond Panariti u akuzua nga Erion Brace se i ka dhënë 20 ha tokë Llement Balilit, dy vite më parë.

Në një status në facebook, Panariti sqaroi te verteten e tij te dokumenteve që publikoi Brace, duke deklaruar se ajo jane miratuar nga Keshilli i Ministrave. Pra jane firmosur nga Edi Rama.

Statusi i plotë i Panaritit në facebook

Nuk jam marre, nuk merrem dhe nuk do te merrem kurre me biografi, partishmeri dhe kritere klasore ne zbatimin e ligjit. Kontratat e qiradhenies se tokave jane plotesisht ne perputhje me ligjin, te hapura ndaj cdo kontrolli dhe verifikimi. Dua vetëm te kujtoj se kontrata e qiradhenies qe u tund sot publikisht ne parlament me akuza, sajesa dhe shpifje, eshte dhene me Vendim te Këshillit te Ministrave dhe është kaluar per ekzekutim nga Ministria e Arsimit te Ministria e Bujqësisë. Sa per tradheti, besoj se nuk ka tradheti me te madhe se te pengosh me vote bllokuese, prokurorine ne kerkesen e saj drejtuar parlamentit, për të hetuar funksionare te lartë te dyshuar per trafiqe.

Share: