Home KRYESORE DHURATA E ZOTIT! Nga Dr.Diana Skrapari

DHURATA E ZOTIT! Nga Dr.Diana Skrapari

0

Zoti i fali një nëne dikur dhuratën më të bukur. Ti do të lindësh të birin e Perëndisë.Do të kesh nëntë muaj brenda teje, qenien më të mrekullueshme që ka ekzistuar ndonjë herë në Tokë.Ti do të jesh më e bekuara, më fatlumja ndër gratë e botës, sepse do të mbash brenda teje shpesën e çdo njeriu në tokë, të shohë njëherë, vetëm njëherë në jetën e tij mishërimin e Perëndise midis nesh .

Ajo nënë e dinte se zemra e saj do të mbushej me një  dashuri  të  kulluar  si  ujë,  por  e  dinte  se  kjo dashuri do t’i shkëputej nga gjiri i saj dhe zemra e saj do të copëtohej.Ajo e pranoi dhuratën

e Perëndisë sepse donte që vullneti i Tij të bëhej mbi tokë.Si kjo nënë që jetoi dikur në Tokën e Premtuar, gjithë nënat e pranojnë dhuratën e Perëndise, fëmijën e tyre.  Ato  e  dinë  se  do  të  kenë  momente  shumë  të gezuara kur të vështrojnë atë duke bërë hapat e parë,

Duke shqiptuar fjalën e parë,duke buzëqeshur për herë të parë, por e dinë se do të kalojnë netë të tëra pa gjumë kur ata nuk ndihen mirë. E dinë që ndonjë herë ata nuk do ti binden, do të jenë paksa çamarrokë, nuk do të sillen si duhet me ato. Do të largohen duke ndjekur valët e jetës, do të tregohen indiferent, do të bëjnë…

Oh, sa gjëra të pakëndshme do të bëjnë!!! Por, nënat e dinë se ato kanë sjellë në jetë dikë, për të cilin ato do ëe jenë gjithmonë krenare në zemrat e tyre.Ai femijë që ato mbajtën në bark nëntë muaj  do të kthehet sërish tek ato me  lot malli dhe do të thotë: “Nënë, une s’të harrova kurrë.Mendja dhe zemra ime ishin dhe janë me ty.

Kudo që të jem do të jesh me mua, sepse jeta ime filloi me ty.  Po të mos ishe ti, unë s’kisha për të ekzistuar  .Por  fale     nënë,  fëmijën  tënde  që  të bëri të qash. Ai fëmijë s’ të kuptonte se ti gjithcka e kishe për të mirën e tij, sepse ti je personi që e do më shumë fëmijën”.

Ditet kalojnë dhe të gjithë  e kujtojmë atë nënë që  qante  kur  i  kryqezuan  të  birin  .Ajo  nënë qante, por brenda saj me gjithë hidhërimin, ajo e dinte se Zoti e kishte bekuar me atë fëmijë që ajo lindi atë natë dhjetori.

Ajo e dinte se ai fëmijë i saj që vuante, i dhuroi asaj dhe të tjerëve lumturinë, gëzimin se me të vërtetë Perëndia mund të kuptonte njerëzit. Ai s’i harroi ata, por sakrifikoi dhe Birin e Tij të vetëm për ata. Perëndia jetoi midis njerëzve, ishte Njeri, por një njeri që fali aq dashuri dhe mirësi kudo që shkonte. Sa herë që kujtojmë atë ne buzëqeshim, sepse e dimë qe Ai, Biri i Shenjtë

bëri sakrificën më sublime për të na Shpetuar nga natyra jonë, nga vetvetja jonë mëkatare. Atë e solli në jetë Ajo Nënë, burim frymëzimi për gjithë Nënat e botës.

Fëmijën duajeni ashtu siç e keni, nëna! 

Ai është dhurata e Krijuesit për ju.Zemra juaj do të gëzojë,por dhe do t’ju hidhërohet. Lërni jetën të kalojë si një lume i qetë dhe Brenda jush ju do ta kuptoni dhe do te thoni : Kam qenë e bekuar, sepse Zoti s’më ka harruar,më ka derguar një mirësi,që unë     e     shtrëngova     dhe     e    mbajta     në     gji.”

 

Share:
Reklama juaj