Home KRYESORE Dita më e bukur… ...

Dita më e bukur… Nga Nënë Tereza

Përktheu Elona Caslli

Dita më e bukur?
Sot.
Pengesa më e madhe?
Frika.
Gjëja më e lehtë?
Të gabosh.
Gabimi më i madh?
Të dorëzohesh.
Rrënja e së keqes?
Egoizmi.
Çlodhja më e mirë?
Puna.
Humbja më e keqe?
Shkurajimi.
Profesionistët më të mirë?
Fëmijët.
Nevoja fillestare?
Të komunikosh.
Lumturia më e madhe?
Të jesh i dobishëm për të tjerët.
Misteri më i madh?
Vdekja.
Defekti më i keq?
Humori i keq.
Personi më i rrezikshëm?
Ai që gënjen.
Ndjenja më e shëmtuar?
Mëria.
Dhurata më e bukur?
Falja.
E domosdoshmja?
Familja.
Udha e duhur?
Rruga e drejtë.
Ndjenja më e bukur?
Paqja e brendshme.
Mikpritja më e mirë?
Buzëqeshja.
Ilaçi më i mirë?
Optimizmi.
Kënaqësia më e madhe?
Përmbushja e një detyre.
Forca më e madhe?
Besimi.
Gjëja më e bukur në botë?
Dashuria.

Share: