Home KRYESORE Ditë që duhet t’ia lemë brezave për t’i analizuar, kujtuar dhe …...

Ditë që duhet t’ia lemë brezave për t’i analizuar, kujtuar dhe … mos t’i harruar

Nuk kam qenë asnjëherë HERO! Dhe as nuk dua të jem dhe AQ MË KEQ TË HIQEM SI TILLË!

Me këtë rast dua të tregoj se çfarë ndodhi në fundvitin ’90 të.

Dua t’ia nis duke përkujtuar një bashkëstudent të Fakultetit Ekonomisk të Universitetit Shtetëror të Tiranës (siç quhej atëhere). Ai ishte dhe mbetet I HESHTURI ROBERT KOLI, në atë vit të mbrapshtë ’90 të, fati e “qëlloi” Sekretar të Komitetit të Partisë së Tiranës.

Për një saktësi në adresimin e këtij individi do të desha të detajoj një “ÇUDI” të asaj kohe.

NË ZGJEDHJET E MARSIT 1991 (JO SHOKU) POR ZOTI KOLI ISHTE SEKRETAR I PARË I KOMITETI TË PARTISË SË TIRANËS DHE NJËKOHËSISHT KANDIDAT PËR DEPUTET NË NJË ZONË KU PËR PD – në KANDIDONTE DHIMITËR ANAGNOSTI.

Në takimin me qytetarët gjatë fushatës elektorale ZOTI ROBERT KOLI ngriti lart personalitetin e Zotit Dhimitër Anagnosti (thuajse bëri thirrje për ta votuar “kundërshtarin” e tij politik).

U NDËSHKUA NGA RAMIZ ALIA DHE VITET E LANË NË HARRESË.

POR CILIN?!

PIKËRISHT ATË QË SË BASHKU ME PROFESOR SABAH HILMIA DO TË HIDHNIN IDENË E EKONOMISË SË TREGUT NË GAZETËN “ZËRI I POPULLIT”.

Dhe kush e ka kujtuar këtë fakt të fundit?

Pikërisht, ZOTI BIBERAJ i “ZËRIT TË AMERIKËS“ në një shkrim të tij në lidhje me periudhën e paratranzicionit shqiptar.

Lexova me shumë vemendje një intervistë të Zotit Bardhyl Londo ku tregonte se si ishte njohur me Zotin Sali Berisha (duke lexuar Dostojevskin në rusisht). I bashkohem atij me dëshminë e një mjeku (nuk dua t’ia përmend emrin për respekt) që më ka treguar se kur Sali Berisha bënte zborin në Gërhot të Gjirokastrës në një verë tejet të thatë dhe me temperaturë mbi 40 gradë, Doktor Berisha lexonte Pushkinin dhe Lermontovin në rusisht.

Sa mirë që thuhen ca gjëra në lidhje me vullnetin e disa njerëzve dhe sa keq që disa harrohen si Zoti Robert Koli.

Pas takimit të Presidentit Ramiz Alia me intelektualë, pak ditë më pas erdhi takimi me disa qindra specialistë në Pallatin e Kongreseve ku mora pjesë edhe unë.

TË MË FALIN LEXUESIT SEPSE ËSHTË HERA E PARË QË E PËRMEND PUBLIKISHT KËTË NGJARJE “A DONI MË PËR BELULIN“.

Pranë, në një rrjesht kisha Profesor Ylli Vejsiun, Profesor Veli Mullarain, më pas vinte një shok tjetër i fakultetit “Beni i Tepelenës“.

Në podium ishte Shoku Ramiz Alia, Shoku Xhelil Gjoni, Shoku Abdyl Backa, e ndonjë tjetër.

U ndez “diskutimi“ nga fjala e Shokut Ramiz dhe më pas, pas një heshtjeje domethënëse, u ngrit të diskutonte Andrea Nako Ministër i Financave. Pas tij një ish – Ministër i Financave, një ish drejtor, që … u përdhosën nga Shoku Ramiz.

Heshtje përsëri.

Ndjeva një brryl në ije. Ishte brryli i Profesor Ylli Vejsiut që më ktheu nga ai. Më zgjati një letër dhe më tha:“Ta dërgon Profesor Veliu“.

Në atë copë letër shkruhej “Këtu kërkohet kurajo jote“.

I BËJ THIRRJE PROFESOR VELI MULLARAIT TË MË PËRGËNJESHTROJË NËSE GËNJEJ!

U ngrita dhe diskutova shqetësimet e kohës për ndërmarrjen që përfaqësoja U dëgjova nga tërë salla. Do të desha të vazhdoja, por dora e sinqertë e Profesor Vejsiut më shtrëngoi dhe dëgjova zërin e tij të më thoshte: “Mjaft Kaso – e kam patur gjiton“.

U ula dhe prita.

Shoku Ramiz foli diçka me Shokun Xhelil dhe m’u drejtua publikisht:

“VAZHDO KASEM, VAZHDO!“.

Ngela për një çast dhe për fat, në radhë të parë të asaj salle të madhe të Pallatit të Kongreseve, pashë Profesorin, gjitonin dhe mikun tim Nexhmedin Dumanin, ngjitur me të shokun e fakultetit Zotin Fatos Nano dhe improvizova (falë përvojës së fituar në Kinostudion “Shqipëria e Re“) duke thënë:

“PROFESOR NEXHO THOTË QË KASEMI E BËN SI LOPA: E MBUSH KOVËN DHE I BIE ME SHQELM.“.

Propaganda e kohës diskutimit tim i bëri “JEHONË“ sikur bëra një kërkesë për një TORNO.

I BËJ THIRRJE TË PRANISHËMVE NË ATË NGJARJE TË MË PËRGËNJESHTROJNË NËSE NUK KAM THËNË TË VËRTETËN!

Çfarë nuk po dëgjojmë këto kohë të fundit, veçanërisht, kur bie fjala për LËVIZJEN STUDENTORE.

Më vjen keq që fola për vetveten. Qoftë e para dhe e fundit. Nuk desha. U detyrova.

E theksoj një gjë të tillë se e vërteta e vërtetë është më shumë se e vërteta e çdo individi, veçanërisht, kur e vërteta individuale shihet, shkruhet dhe thuhet nga këndvështrimi personal.

Kështu nuk i shërbejmë shoqërisë sidomos në këto kohë kur gjithçka na zhyt në mosbesim dhe në humbjen e sigurisë për të ardhmen.

Kasem Seferi

 

Share: