Home KRYESORE Donald Trump është gati të njohë Jeruzalemin si kryeqytet të shtetit të...

Donald Trump është gati të njohë Jeruzalemin si kryeqytet të shtetit të Izraelit

0

Përgatitur nga Diana Skrapari

Donald Trump është gati të njohë Jeruzalemin si kryeqytet të shtetit të Izraelit në kundërshtim me reagimet e ashpra nga pothuajse  gjithë komunitetin ndërkombëtar dhe ndryshe nga vija e vërejtur për dekada nga paraardhësit e tij. Në një fjalim që do të jepet në orën 18:00 GMT, presidenti amerikan do të njoftojë se ai ka urdhëruar Departamentin e Shtetit të fillojë zbatimin e transferimit të Ambasadës së SHBA nga Tel Avivi në Jeruzalem, thanë zyrtarët e lartë të administratës Trump.

“Presidenti konsideron se ai po njeh vetëm realitetin”, tha një nga zyrtarët që paraqiti njoftimin e ardhshëm në shtyp. “Ne e bëjmë këtë vendim në bazë të një të vërtete që është e pamohueshme, është një fakt”, shtoi ai.

Donald Trump nuk ka vendosur një afat kohor për këtë proces, i cili mund të zgjasë tre deri në katër vjet.

Reagimet e ndryshme

“Ai shpalli luftë në Lindjen e Mesme, ai shpalli luftë një miliardë e gjysmë myslimanëve dhe qindra e miliona të krishterëve të cilët nuk do të pranojnë hegjemoninë izraelite mbi vendet e shenjta”, ka thënë përfaqësuesi i Autoritetit Palestinez në Britani, Manuel Hassassian.

Arabia Saudite, një fuqi rajonale, e sheh atë si “një provokim për të gjithë muslimanët”.

Nga Papa Francesku në Kremlin duke kaluar nga Kina dhe në shumicën e kryeqyteteve evropiane, reagimet janë unanime dhe kanë frikë se ky njoftim është një shkëndijë që shkakton një zjarr të ri në rajon.

Shumë palestinezë kanë frikë nga rifillimi i armiqësive dhe janë të bindur se është dënimi me vdekje i procesit të paqes dhe shtetit palestinez që duhej të lindte.

Zyrtarët e administratës theksuan se ky vendim, i cili ishte një premtim i fushatës nga Donald Trump, nuk paragjykonte ndonjë negociatë për statusin përfundimtar të Jerusalemit.

Megjithatë, sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Arabe, Ahmed Aboul Gheit, i bëri thirrje Uashingtonit të mos ndryshojë statusin politik dhe ligjor të Jerusalemit, duke folur për një “masë të rrezikshme që do të kishte pasoja” në të gjithë rajonin.

Liga Arabe do të takohet të shtunën në seancë të jashtëzakonshme. Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OIC) do të bëjë të njëjtën gjë në Stamboll më 13 dhjetor për të koordinuar reagimin e 57 shteteve anëtare të saj, njoftoi presidenca turke.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan nuk ka përjashtuar një ndërprerje në marrëdhëniet diplomatike me Izraelin nëse Shtetet e Bashkuara e njohin Jeruzalemin si kryeqytetin e shtetit hebre. Udhëheqësi turk theksoi se në sytë e muslimanëve një njohje e tillë zyrtare ishte një vijë që nuk duhet të kalonte.

Bashkimi Evropian u bashkua të martën me qortimet drejtuar Uashingtonit, duke thënë se është e nevojshme të “shmanget absolutisht çdo veprim që do të dëmtonte përpjekjet për paqe”. Të hënën, Presidenti francez Emmanuel Macron telefonoi Donald Trump për të shprehur shqetësimin e Francës.

Vendimi i administratës Trump duket i drejtë pasi njeh si kryeqytet të Izraelit qytetin e Jeruzalemit. Vetë hebrenjtë e njohin si kryeqytet të vendit të tyre Jeruzalemin dhe duket anormale që bota nuk e njeh atë si kryeqytet të shtetit hebre. Me vendimin e administratës Trump, priten shumë reagime negative nga bota arabe./Perqasje.com

 

Share:
Reklama juaj