Home KRYESORE E gjithë bota të do Ty! Nga Diana Skrapari

E gjithë bota të do Ty! Nga Diana Skrapari

0

Versioni anglez

(e dedikuar Nënë Terezës)

Ti erdhe nga larg,

Me dashuri dhe gëzim në zemrën tënde,

Klithmat e vuajtjes ti i dëgjove,

Dhe doje ti shëroje.

Ti le vendin,familjen, shtëpinë tënde,

Zëri i Zotit të drejtoi,

Në një botë që nuk e njihje më parë,

Ti na thave lotët në sy,

Ndalove dhimbjen e shpritrave tanë,

Bombat dhe plumbat,

Nuk të frikësuan,

Kudo ku shkove,

Shpresë dhe lumturi solle.

E gjithë bota të do Ty,

Ti ishe një nënë për të gjithë ne,

Buzëqeshja jote,

Zhduku hidhërimin tonë,

Duart e tua të buta.

Shëruan plagët tona.

Ti dhe gjithcka që kishe,

Të gjithë njerëzve në botë,

Ti sakrifikove jetën tënde,

Që dashuria dhe përzemërsia,

Në zemrat tona të mbretërojnë.

E gjithë bota të do Ty,

Nënë e dashur,

Fytyra jote e ëmbël na mungon aq shumë,

Ne nuk të kemi harruar,

Ti do të jesh gjithmonë me ne,

Edhe pse pjesë e parajsës je tani.

E gjithë bota të do Ty,

Kujtimi yt si një yll

Gjithmonë do të shkëlqej,

Ti na ke trashëguar,

Thesarin më të madh në univers,

Duaje tjetrin,

Ashtu sic do veten.

 

Share:
Reklama juaj