Home KRYESORE E pabesueshme, 28-vjeçari që masakroi babain martohej në janar, dasmën e njoftoi...

E pabesueshme, 28-vjeçari që masakroi babain martohej në janar, dasmën e njoftoi i ati

Selman Aliaj, 28-vjeçari që i mori jetën, duke e goditur me çekiç babain e tij mbrëmjen e së premtes kishte caktuar edhe datën e dasmës.

I riu jetonte me babain 74-vjeçar Fejzi Aliaj, trupin e të cilit e hodhi në liqenin e Farkës dhe do të martohej me Manushaqen më datë 14 janar.

Lajmin për martesën e kishte dhënë vetë babai në rrjetin social Facebook dhe dukej shumë I entuziazmuar. Në një postim, 74-vjeçari Aliaj shkruante: “Për të gjithë farë e fisin tim ju kujtoj se më datën (- 14- ) janar viti (- 2018-) kemi dasmë.

Martoj djalin Selmanin me Manushaqen. Tiranë ora (-10 -) paradite. Jeni shumë të mirëpritur në gëzimin tonë, mirëardhshi, ju falenderoj të gjithëve për pjesëmarrjen në gëzimin tonë. Rrespekte, Fejzi Aliaj”./Opinion.al

Share: