Home KRYESORE ‘Erdhi Teze Feridja!’ Nga Genc Mlloja

‘Erdhi Teze Feridja!’ Nga Genc Mlloja

Sot i dhame lamtumiren e fundit Feride Uzurit (Gazheli), nje ndarje e dhimbeshme plot pikellim per familjen e saj, bashkeshorten time Flutra, motra e Ferides, fisin e mirenjohur te Gazheleve ne Tirane, mua dhe plot miq te tjere te se ndjeres.

Thuhet se pas ndarjes nga kjo jete flitet mire per te gjithe. Eshte e vertete. Por kjo behet me se e vertete kur i thua ‘lamtumire’ nje njeriu vecanerisht te mire.

Pak kush te brezit tim ne Tirane nuk e mbajne mend trikotazhin tek pasticeri Flora sepse aty kalonte ‘enderra’ per te patur nje golf apo triko disi ndryshe. E kjo perpjekje do te kalonte se pari nga Feridja, e cila merrte porosine per te kaluar ne punim turrat e akrilikut.

Ishte nje periudhe ne vitet ’70 kur njerezit zinin rradhen si per qumeshtin qe te merrnin numrin , qe caktonte daten per te bere porosine. Por e veshtira u behej e lehte ne dashamiresen, te qeshuren, vitalen sapo kishin perballe- Feriden.

I them keshtu se jam deshmitar, e madje aty jam takuar per here te pare me te kur Flutra me prezantoi ne kohen kur nga ATSH- ja i treguam enderren tone per te ndertuar familjen tone.

Se harroj kurre – jemi ulur tek Flora e mu duk sikur ate njeri e njihja prej kohesh. ‘Feride’ njeri, ‘Feride’ tjetra, njeriu me i kerkuar e nderuar qe kam pare ne ate kohe ne ato momente. Se ajo gjithekuj vec fjale te mira u thonte, pa pertim, pa merzi; ta ben Feridja si ta duash, u thonte te gjitheve e vec brezi i atyre viteve me kupton plotesisht.

E madje me kuptojne edhe nje shtrese e niveleve te larta te asaj kohe se aq popullore ishte bere ajo saqe emri i saj kishte rene edhe ne vesh te tyre. Aty benin porosi.

Ku ishte Feridja ishte gezimi e humori, ku shkonte ajo perconte atmosfere te harshme.

“Erdhi Teze Feridja”, gezoheshin femijet e mij, e besa edhe Flutra e une. E shenoj kete duke kujtuar vitet 90 kur u kthyem nga Nju Jorku, puna ime ne Misionin tone ne OKB. Kohe te turbullta, te veshtira, si per kedo, por ajo figure te bente qe te shikoje nje drite ne fund te tunelit.

Per ne – burre e grua- vec gezimit tone ishte e vecante hareja qe u krijonte teze Feridja femijeve tane.

Por edhe i respektuari Ramazani, bashkeshorti i saj, qe plotesonin njeri- tjetrin, mbetet i paharruar.

Feridja kurajoze, po shume gjera ne kete aspekt prej asaj i mesuam si familje ne ato kohra.

E palodhura ne dashuri per te gjithe ishte edhe aty, madje e para – ne dhimbjet e te afermeve.

Besoj nuk guxon kush te mos kujtoje mbeshtetjen, fjalen, pranine e Ferides ne cdo moment te veshtire te jetes.

Shtepia e Ramazan Uzurit me ‘dirigjente’ Feriden e tre femijet e tyre te ndjerin Nerin, Ilin e Zanen, ishte vendi ku harronim shume e shume gjera.

Feridja nuk jetoi vetem per vete, rrezatoi nga shpirti dhe zemra vec miresi per te gjithe. Eh, e thene sot mund te duket si paradoks, por kujtesa eshte udherrefyesi me i mire. Se te dashur miq edhe ne kur ishim ne te 20-tat, 30- tat, 40-tat e me tej shume te mira te atij grupi qe ka perfaqesuar Feridja disa gjera na dukeshin si te “natyrshme”. Jo dhe jo! Keta lloj njerezish duket sikur kane qene me nje mision human per ti transmetuar kurajo, gezim e dashuri te gjitheve.

‘Jabanxhi’- nuk me ka pelqyer ky status kur u vendosa nga Shkodra ne Tirane. E Feridja, motra e baskeshortes sime Flutra, me ka bere, si i tere fisi i Gazheleve, qe te mos ndjehem i tille. Te ndjehem mire ne shtepine tone me femije, qe eshte i paharrueshem shperthimi ne gezim i tyre- erdhi ‘Teze Feridja’. E i thonin rri dhe pak teze, e nuk ua prishte. Kete rradhe ua ‘prishi’, jo vetem atyre, domethene Oltit, Andit, Irenes dhe mamit te tyre Flutres dhe mua, por familjes se saj, te gjithe Gazheleve, dhe shume te dashurve te panumert te saj. Xhenit, mbeses, nuk i kemi treguar humbjen se edhe ajo pati fatin ta njohe, por ne dite te liga, dhe prap se prap ‘ra ne dashuri’ me te. Do t’ia tregojme, por tash per tash i mjafton se ajo ka shkuar ne nje ‘vend’ tjeter per nje moment…

Ne te vertete keshtu eshte, per nje moment, qe eshte dita e sotme e ndarjes kur te gjithe te dashurit e saj jane thellesisht te pikelluar.

Por neser do ti themi ‘Erdhe Teze Feride!’ se cdo gje e lidhur me te eshte ketu, qe pershkohet nga cfare ishte: e palodhura se dashuri njerezit deri ne fund!

Share: