Home KRYESORE Fillojnë reshjet e borës/ Përplasen dy automjete

Fillojnë reshjet e borës/ Përplasen dy automjete

Raportohen tre persona të plagosur në aksin rrugor Bulqizë-Peshkopi të dielën në darkë për pasojë të një aksidenti, shkaktuar nga reshjet e dëborës.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme. Mësohet se sasia e lartë e dëborës ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

Policia ka bërë me dije se pa ndihmën e zinxhirëve, kalimi në rrugën Bulqizë-Peshkopi është i rrezikshëm

Share: